LAJMI I FUNDIT:

Vetëvaret një i paraburgosur, ngjarja te blloku i sigurisë, 46-vjeçari u ndalua për vjedhje

Vetëvaret një i paraburgosur, ngjarja te blloku i sigurisë, 46-vjeçari u ndalua për vjedhje

Një 46-vjeçar u gjet i vetëvarur në dhomën numër 8 të bllokut të sigurisë, aty ku ishte shoqëruar, pasi efektivë të komisariatit numër 3 e kishin ndaluar si të akuzuar për vjedhje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 e 20 minuta pas mesnate.

Viktima u identifikua se Donald Greku me origjinë nga Berati por banues në Tiranë. 46-vjeçari u konstatua i vetëvarur me një copë rrobe (pjesë tutash) në rrjetën e dritares së dhomës.


Punonjësi i policisë ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar ndihmë edhe nga punonjësit e tjerë.

Njëri prej tyre, sipas policisë, ka prerë rrobën me të cilën ishte vetëvarur dhe menjëherë kanë njoftuar urgjencën.

Shërbimi mjekësor, pasi ka mbërritur në bllokun e sigurisë ka konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.

Zyrtarisht policia deklaroi se 30 minuta para se Greku të gjendej i vetëvarur, pra rreth orës 00:50 minuta, punonjësi i shërbimit ka kryer kontroll rutinë dhe i ndaluari nuk ka shfaqur probleme apo shqetësime, shkruan A2 CNN.

46 vjeçari ishte arrestuar si i dyshuar për të paktën 20 vjedhje portofolash dhe celularësh në urbanët e kryeqytetit. Pas ndalimit, ai kishte deklaruar se ishte përdorues i lëndëve narkotike, e llojit heroinë.

Por, pas vizitës në shërbimin e toksikologjisë, mjekët nuk kishin përcaktuar dozë metadoni, pasi dhe nga kontakti me qendrën “Aksion Plus”, ishte konfirmuar se ai nuk figuronte i regjistruar si përdorues i këtij medikamenti.

Ndërsa në rekomandimin mjekësor të lëshuar nga mjeku i bllokut të sigurisë, ishte vendosur qetësuesi Xanax, i cili i është dhënë 46-vjeçarit sipas rekomandimit.

Hetimet për ngjarjen e rëndë do të ndiqen edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për të zbuluar nëse nga punonjësit e policisë janë ndjekur ose jo veprimet e duhura.

Në trend Lajme

Më shumë
“Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë” - vëllai i Liridona Ademajt përshkruan natën tragjike dhe sjelljen e Murselit

“Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë” - vëllai i Liridona Ademajt përshkruan natën tragjike dhe sjelljen e Murselit

Drejtësi
Fillon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i saj

Fillon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i saj

Drejtësi
Rama ndan pamje nga plazhet publike në Durrës: Mirëmëngjes dhe javë të mbarë

Rama ndan pamje nga plazhet publike në Durrës: Mirëmëngjes dhe javë të mbarë

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Dëshmia e Leonard Ademajt: Fëmijët treguan se babi e ka mbajtë për dore mamin kur u vra

Dëshmia e Leonard Ademajt: Fëmijët treguan se babi e ka mbajtë për dore mamin kur u vra

Drejtësi
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Kalo në kategori