LAJMI I FUNDIT:

Fulham futet në garë për Armando Brojën, por te Chelsea janë të vendosur ta mbajnë shqiptarin 

Fulham futet në garë për Armando Brojën, por te Chelsea janë të vendosur ta mbajnë shqiptarin 

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Chelsea apo do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi shqiptar është rikthyer në fushë pas një lëndimi të gjatë, derisa së fundmi është skuadra e Fulham që ka shprehur interesim për transferimin e tij.


Siç ka raportuar mediumi anglez The Standard, Fulham është në kërkim të një sulmuesi qendror dhe Armando Broja është në listën e dëshirave të tyre.

Armando Broja nënshkruan një 'mega-marrëveshje' fitimprurëse që do ta bëjë atë një njeri shumë të pasur
Lexo po ashtu Armando Broja nënshkruan një 'mega-marrëveshje' fitimprurëse që do ta bëjë atë një njeri shumë të pasur

Edhe pse Broja nuk ka nisur asnjë ndeshje që nga tetori, ndikimi i tij në barazimin e fundit 4-4 me Manchester Cityn, ku fitoi një penallti vendimtare në minutën e fundit, ka nxjerrë në pah potencialin e tij.

Ylli shqiptar është i gatshëm të luftojë për një fanellë titullari te Chelsea me Nicolas Jackson, derisa edhe drejtuesit e klubit bardhekaltër nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga Broja.

Por nuk është vetëm Fulhami skuadra që ka shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit shqiptar, pasi për të interesim kanë shprehur edhe West Ham United, Napoli dhe AC Milan.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar gjashtë ndeshje në total, derisa ka një gol dhe një asistim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Premier League
Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Ndërkombëtare
Kalo në kategori