LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja Rama-Meloni, çfarë do të ndodhë me refugjatët në Shqipëri nëse u refuzohet azili?

Marrëveshja Rama-Meloni, çfarë do të ndodhë me refugjatët në Shqipëri nëse u refuzohet azili?

Refugjatët që do të vendosen në kampin që do të ndërtohet në Gjadër të Lezhës, do të jenë të izoluar dhe nuk do të kenë asnjë kontakt me të tjerët, u shpreh ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali.

Gjatë debatit në studion e “Top Story”, Spiropali shpjegoi si do të veprohet me refugjatët kur t’i pranohet ose refuzohet azili.


“Nuk do të rrinë në Shqipëri, nëse u refuzohet azili. Forcat ushtarake italiane i sjellin në portin e  Shëngjinit, i identifikon, vendosen në qendër, aplikon për azil. Nëse azili i jepet, shkon në Itali. Nëse i refuzohet, shkon sërish në Itali dhe i kthen në vendin e origjinës”.

Sipas Spiropalit, nuk ka marrëveshje që refugjatët të mbeten këtu. Ajo u shpreh se më këtë operacion, Shqipëria ngre imazhin, teksa bëhet pjesë e zgjedhjes.

“Imazhi i Shqipërisë për të gjitha operacionet që Shqipëria ka ndërmarr, edhe për këtë operacion që është problem i BE, ku edhe Shqipëria do të përballet shpejt. Por sot po bëhet pjesë e zgjidhjes”.

Sipas marrëveshjes, kampet e refugjatëve do të ndërtohen në Gjadër të Lezhës.

Pala shqiptare i njeh palës italiane të drejtën për përdorimin e zonave, të cilat jepen pa kundërshpërblim për të gjithë kohëzgjatjen e këtij protokolli. Pala shqiptare e dhe ajo italiane bien dakord se numri i përgjithshëm i migrantëve, nuk mund të jetë më i lartë se 3.000.

Kampet menaxhohen nga pala italiane. Autoritetet kompetente shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të migrantëve, me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian e evropian.

Hyrja e migrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet italiane dhe shpenzimet do të mbulohen nga Italia, që do të krijojë edhe qendra shëndetësore për ta.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori