Moment triumfues për drejtësinë kosovare po konsiderohet epilogu i procesit gjyqësor kundër Zoran Vukotiq. Përballë tij, një viktimë e dhunës seksuale arriti të dëshmojë para trupit gjykues për tmerrin që përjetoi. Ky është rasti i parë që dikush dënohet për dhunim seksual në Kosovë nga gjykatat vendore. Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe ka vërtetuar aktgjykimin për dënim prej 13 vitesh për kriminelin serb.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti thotë se për asnjë të mbijetuar nuk është e lehtë që të përballet me procese gjyqësore.
“Ky është një moment triumfues për drejtësinë kosovare, por mbi të gjitha për familjarët dhe të mbijetuarit të dhunës seksuale. Dhe ne shpresojmë shumë që rasti në fjalë të ju shërbejë edhe grave dhe burrave të tjerë të cilët e kanë përjetuar këtë krim që të mos ngurojnë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë në mënyrë që të vihet drejtësia në vend…E mbijetuara në fjalë e cila tanimë ndjehet e lirë…realisht ky proces ka dëshmuar vënien e drejtësisë në vend. Dhunuesi ka mbetur prapa grilave, ndërsa kjo e ka mundësinë që të përjetojë lirinë ashtu siç e ka merituar. Për faktin që shumë nga këto gra dhe burra thonë që ata janë afër, sillen diku ndihen të pasigurt”, deklaron ajo.
Gjashtë viktima kanë dëshmuar para trupit gjykues për tmerrin e përjetuar para më shumë se dy dekadave. Për këto raste, Rushiti tregon se tashmë janë ngritur aktakuzat për gjykim në mungesë.
“E kemi quajtur vit kthese për shkak se ka qenë rasti i parë edhe kjo ka vu dëshminë para krejt shoqërisë kosovare që rastet mund të gjykohen në Kosovë dhe mund të dëshmojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale, mirëpo po vazhdojmë bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë. Tanimë më aktualisht i kemi pesë gra dhe një burrë të cilët kanë dëshmuar dhe ju ka ngritur aktakuza. Një prej tyre prapë është i ndërlidhur me rastin e Zoran Vukotiq, ndërsa pesë të tjerë janë dëshmitarë në mungesë nuk e kanë të akuzuarin, gjykimi do të zhvillohet në mungesë të të akuzuarit. Besojmë fuqimisht që edhe raste të tilla kanë me arrit të kenë drejtësi pas këtij procesi që nuk është i lehtë për to”, shton drejtoresha e QKRMT-së.
Pranë gjykatave të Kosovës janë përfunduar katër procese gjyqësore, ku prej tyre i vetmi është dënuar Zoran Vukotiq. Kështu shprehet Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, i cili tregon për procedurat e këtij rasti.
“Fillimisht është dënuar nga shkalla e parë, dhjetë vjet dhe në shkurt të vitit 2023 është dënuar me vendim të plotfuqishëm me 13 vjet, nga shkalla e dytë. Tanimë ky vendim i fundit i cili ka dalë nga Supremja është vendim që ka të bëjë me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, të cilën e ka parashtruar mbrojtësi i të dënuarit dhe së fundmi edhe Supremja e ka nxjerrë një vendim me të cilën e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes. Supremja ka gjetur se nuk ka pasur shkelje të paraqitura në ankesën apo kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të propozuar nga avokati i të pandehurit”, shprehet Alija.
Veç kësaj, Alija shprehet se më 17 nëntor fillon gjykimi tjetër kundër Vukotiq për dhunim seksual. Kurse, më 20 nëntor, fillon gjykimi i parë në mungesë kundër, Cedomir Aksiq.
“Do të shohim se si do të rrjedhin procedurat me gjykimet në mungesë. Edhe pse këto procese mund të jenë mjaft sfiduese pasi që e dimë që të pandehurit nuk do të paraqiten në gjykatë dhe me rastin e arrestimit të tyre, ata kanë të drejtë automatike që të fillojnë gjykimin prej fillimit”, përfundon ai.
Supremja e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të avokatit mbrojtës dhe të dënuarit për krime lufte, Zoran Vukotiq. Këto kërkesa ishin paraqitur kundër aktgjykimit të Themelores dhe Apelit.
“Refuzohen si të pabazuara kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë e mbrojtësit të dënuarit dhe e të dënuarit Z.V., të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë Departamenti Special PS.nr.28/2022 të datës 11.11.2022 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special APS.nr.50/2022 të datës 15.02.2023”, thuhet në aktgjykimin e publikuar sot nga Gjykata Supreme.
E mbijetuara, e cila është rreth të pesëdhjetave dy vjet më parë kishte rrëfyer ekskluzivisht për KosovaPress, për tmerrin që përjetoi dhe përballjen e saj me dhunuesin në gjykatore. Ajo u pati bërë thirrje të gjitha grave e burrave që të kërkojnë drejtësi për krimin me të cilën janë përballur dhe vuajtjen që ua shkaktuan për tërë jetën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 23.545 shitblerje të patundshmërive, me vlerë 910 milionë euro
Bujar Osmani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak: I uroj shërim të shpejtë
Lajçak: Jam gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje për dinarin
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3