LAJMI I FUNDIT:

Berisha kundër marrëveshjes Rama-Meloni: shkel hapur Kushtetutën

Berisha kundër marrëveshjes Rama-Meloni: shkel hapur Kushtetutën

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sai Berisha, ka reaguar sërish, këtë të mërkurë, në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në lidhje me çështjen e emigrantëve.

Gjatë një konference me gazetarët nga ambientet e selisë blu, Berisha tha se pakti Rama-Meloni nuk mund të pranohet nga opozita pasi është në shkelje të hapur të Kushtetutës.


Ish-kryeministri theksoi se marrëveshja nxit një valë ksenofobie dhe bie ndesh me Kushtetutën pasi shkel të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Italia është vend mik, që i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme dhe të gjithanshme Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Për Shqipërinë, Italia është partneri kryesor i bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimeve më intensive në të gjitha fushat.

Shqipëria ka me Italinë një marrëveshje të firmosur vite më parë, në bazë të së cilës, Italia kthen në Shqipëri, çdo refugjat të vendeve të treta që kalon nga Shqipëria në Itali.

Për PD-në, marrëveshja e djeshme surprizë, e firmosur në Romë nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama, pas një përgatitje sekrete, është e dëmshme dhe e papranueshme për arsyet që vijojnë.

-Marrëveshja nxit një valë ksenofobie dhe kjo dëmton rëndë moralin dhe virtytin e mikpritjes të kombit shqiptar.

-Marrëveshja bie në kundërshtimi të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut për të drejtat e Njeriut. Shqipëria ka historinë e saj të shkuar të zezë diktatoriale në raport me të drejtat e njeriut.

Por Shqipëria sot në narkoregjimin e Edi Ramës, është vendi i përqendrimit të mbi 90 përqind të pushtetit në duart e një njeriu, është vendi i mohimit të hapur i të drejtave kushtuese të qytetarëve dhe deputetëve të saj, është vendi i proceseve dhe burgosjeve politike.

PD deklaron se narkoregjimi i Edi Ramës nuk mund të garantojë respektimin më minimal të të rejtave të refugjatëve. Dëshmi e kësaj është trajtimi çnjerëzor me pasoja vdekje i refugjatëve iranianë në kampin e Manzës disa muaj më parë nga policia shqiptare.

Shqipëria nën narkoregjimin e Edi Ramës është sot vendi me potencialin trafikues më të lartë në Europë.

Territori i saj kontrollohet gjerësisht nga grupet kriminale kombëtare dhe ndërkombëtare të trafikut të drogës, të lidhura siç faktojnë dekodimet e bisedave dhe mesazheve të enkriptuara, në nivelin më të lartë të pushtetit, Edi Ramën, Taulant Ballën, qeveritarë dhe zyrtarë të tjerë.

Kështu që ngritja e kampeve të refugjatëve në territorin e Shqipërisë rrezikon të amplifikojë në mënyrë katastrofale, trafiqet kriminale njerëzore, tregtinë e skllevërve, tashmë problematike në vendin tonë.

PD vlerëson se vendosja e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, ku shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin, përbën rrezik serioz real për vendin.

PD informon me përgjegjësi të plotë partnerët dhe miqtë tanë italianë, se firmosja e kësaj marrëveshje nga Edi Rama është bërë vetëm në shërbim të pushtetit të tij të degraduar përfundimisht”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori