LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Juventusit ndjekin tre mesfushë në Ligën Premier

Drejtuesit e Juventusit ndjekin tre mesfushë në Ligën Premier

Drejtuesit e Juventusit, Cristiano Giuntoli dhe Giovanni Manna ishin në Londër të hënën mbrëma për të parë Pierre-Emile Hojbjerg në ndeshjen Tottenham-Chelsea, por Bianconerët janë gjithashtu të interesuar për Thomas Partey të Arsenalit dhe Kalvin Phillips të Manchester City.

Juventusi po planifikon të blejë një mesfushor të ri qendror në janar pas pezullimeve të mesfushorëve Paul Pogba dhe Nicolo Fagioli.

Hojbjerg është një objektiv prej kohësh i Bianconerëve dhe sipas Sky Sport Italia, Giuntoli dhe Manna e ndoqën reprezentuesin danez në veprim gjatë humbjes 4-1 të Tottenham kundër Chelsea të hënën mbrëma.


Danezi nuk është një titullar i rregullt në Londër, por u inkuadrua pas pushimit pasi Cristian Romero u largua me karton të kuq.

28-vjeçari nuk është objektivi i vetëm i Juventusit në mesfushën qendrore. Sky Sport konfirmon se Partey i Arsenalit dhe Phillips i Cityt janë gjithashtu në radarët e Zonjës së Vjetër.

Sipas raportit, Tottenhami vlerëson Hojbjerg në 30 milionë euro, por Juventusi duket i interesuar për një lëvizje fillestare huazimi.

Po kështu, mbetet për t’u parë nëse Arsenali dhe City do t’i lejojnë lojtarët e tyre të kalojnë në Torino me një transferim të përkohshëm, por Phillips është gati të largohet nga skuadra e Pep Guardiolës në janar për të marrë më shumë kohë për lojë. /Telegrafi/