LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Macronit, Scholzit e Melonit u kam thënë në sy se nuk do të nënshkruaj dokumente të njohjes së Kosovës

Vuçiq: Macronit, Scholzit e Melonit u kam thënë në sy se nuk do të nënshkruaj dokumente të njohjes së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë edhe një herë sonte se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe këtë ua ka thënë në sy liderëve të Bashkimit Evropian dhe të tri shteteve, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Vuçiq ka deklaruar për tanjug se Emmanuel Macronit, Olaf Scholz, Giorgia Melonit, Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut “ia kam thënë në fytyrë se nuk vjen në shprehje njohja e pavarësisë e Kosovës”.


“Se nuk do ta nënshkruaj dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës. Dhe ata e dinë këtë”, tha ai, citon danas.

Megjithatë, lideri serb thotë se nuk po ia kërkojnë njohjen e Kosovës, por se në takimin e fundit në Bruksel më kanë pyetur se kur do t’i nënshkruajë marrëveshjet e arritura.

“Ata thonë – ju e keni këtë mundësi, a doni ta nënshkruani? Nuk dua. Nuk është e lehtë tu thuhet kjo sepse këta janë njerëz seriozë, vendet përgjegjëse për fatin e Evropës…”, ka shtuar ai.

I pyetur nëse kërcënohet, ai u përgjigj se nuk do të gënjejë nëse thotë se janë kërcënime, sepse liderët evropianë nuk përdorin një fjalor të tillë, por se e kupton shumë mirë se Serbia mund të përballet me pasoja të caktuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori