Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës e njohur si FIT është themeluar në vitin 2007, ndërkaq kryen operacione të sigurisë në raste të veçanta dhe zgjidhjen e situatave me të cilat nuk mund të përballen njësitet tjera të policisë.
Ky njësit angazhohet në rastet kur përmbushja e detyrave zyrtare të mbrojtjes së jetës dhe pasurisë paraqet rrezikshmëri tejet të lartë për rendin dhe sigurinë në përgjithësi dhe për pjesëtarët e policisë.
Ky njësit ka marr pjesë në operacione të shumta, që nga themelimi.
Operacioni i fundit i tyre ishte ai në Banjskë të Komunës së Zveçanit, pas sulmit terrorist nga një grup serbësh.
Pjesëtarët e FIT-it ishin thirrur që të merrnin nën kontroll zonën për shkak të përgatitjeve të tyre superiore.
Një tjetër operacion i FIT-it kohëve të fundit është edhe ai i arrestimeve dhe kontrolleve në veri, pas sulmit në Banjskë.
Ai që bëri bujë më të madhe ishte arrestimi i Millun Millenkoviq, i njohur si “Llune”.
Njësiti FIT kishte marrë pjesë edhe në arrestimin e ish-shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq në vitin 2018, kur atij i ishte ndaluar hyrja në Kosovë e që nuk e kishte përfillur.
Njësia Speciale Intervenuese shihet shumë pak në publikë, gjersa edhe në daljet e rralla publike shihen të maskuar.
Ndryshe, protesta e sotme e këtij njësiti para Qeverisë së Kosovës erdhi pasi siç thanë për vite të tëra janë të pakënaqur me kushtet.
Ata kërkuan që rrezikshmëria në punë të caktohet në 50 për qind të pagës bazë.
Javën e kaluar Qeveria e Kosovës kishte propozuar shtesat për pagesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Sipas propozimit qeveritar shtesat për njësitë elitare, Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të afërt janë nga 150 euro shtesë të pagës bazë, 120 për njësitë operative K9 dhe Njësia për eksplozivët dhe deminim.
Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj.
Ekipet reaguese dhe patrullat që njeherit përbejnë numrin me të madh të Policisë do të marrin ka 60 euro shtesë kurse Policëve që angazhohen për sigurimin e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve do të ju ndahen nga 50 dhe respektivisht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron