Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit do të frymëzojë kërcënimin më të madh terrorist për SHBA-në që nga ngritja e Shtetit Islamik gati një dekadë më parë, paralajmëroi drejtori i FBI-së, Christopher Wray, në një seancë dëgjimore në Kongres.
Wray tha se që nga fillimi i konfliktit izraelito-palestinez në Gaza në fillim të këtij muaji, disa organizata të huaja terroriste kanë bërë thirrje për sulme ndaj amerikanëve dhe Perëndimit, duke rritur ndjeshëm kërcënimin e paraqitur nga ekstremistët e dhunshëm amerikanë, transmeton Telegrafi.
“Veprimet e Hamasit dhe aleatëve të tij do të jenë një frymëzim, të cilin nuk e kemi parë që kur Shteti Islamik krijoi të ashtuquajturin kalifat të tij disa vite më parë”, tha ai në një seancë dëgjimore para Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Senatit të SHBA-së kushtuar kërcënimeve ndaj SHBA-së.
Qeveria amerikane ka parë një rritje të kërcënimeve kundër hebrenjve, myslimanëve dhe arabo-amerikanëve që nga shpërthimi i konfliktit në Gaza, thanë zyrtarët amerikanë.
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, tha në seancën dëgjimore se urrejtja e drejtuar kundër studentëve hebrenj në SHBA pas fillimit të konfliktit në Gaza, kontribuoi në rritjen e antisemitizmit.
Shtëpia e Bardhë shprehu shqetësim këtë javë për incidentet anti-hebreje në universitetet amerikane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Turbulenca të forta gjatë udhëtimit me aeroplan Londër-Singapor, humb jetën një person dhe mbi 30 të lënduar
Iranianët dalin në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit Ebrahim Raisi
Kur një autoblindë 70-vjeçare ruse BTR-50 sulmon trupat ukrainase, është një lajm i keq për Moskën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251