Policia e Maqedonisë ende nuk e ka identifikuar personin që dje plagosi dy persona
Policia akoma nuk ka arritur ta identifikon dorasin e tentim vrasjeve nga 24 tetori në qendrën tregtare East Gate Mall, shkruan Alsat.
Fotografia e tij është shpërndarë dhe po kërkohet ndihmë për identifikim, ndërsa hetimet e deritanishme nuk kanë arritur ta zbardhin identitetin.
Megjithatë, motivi sipas ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski është hakmarrja mes grupeve kriminale të kryeqytetit.
“E para punës, bëhet fjalë për përleshje mes kriminelëve. Dihet saktë edhe prapavija e personit ndaj të cilit u qëllua me armë dhe konfliktet që ka pas. Po mbledhim të dhëna dhe informacione, po flasim me njerëz dhe po vërtetojmë faktet. Por të gjitha këto aktivitete janë çështje që nuk mund t’i ndajmë me opinionin. Të mos spekulohet. Më se miri është që informacionet t’i merrni zyrtarisht nga institucionet”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Gjendja shëndetësore e Rade Trajkovskit Shteklit është e qëndrueshme por akoma nuk mund të thuhet se është jashtë rrezikut për jetë pasi ndodhet në kujdes intensiv pas operacionit dhe heqjes së një pjesë të mushkërive të bardha që i janë dëmtuar nga plumbat.
Shoqëruesi i tij mbetet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën edhe pas intervenimeve që ka pas. Identiteti i tij akoma nuk është bërë i ditur.
Rade Trajkovski është emër i njohur për organet ligj zbatuese. Në vitin 2017 ai ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e futbollistit Martin Janushev. Më pas ishte liruar nga akuza pasi për vrasjen e Janushev i dyshuari kryesor ishte Filip Sekullovski i njohur si Kobra.
Janushev më 3 nëntor të vitit 2017 kishte publikuar fotografi nga Beogradi, gjë që kishe shuar dyshimet ndaj tij për vrasje. Por në vitin 2021, mbi bazën e flet arrestit ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij, ai u arrestua në Beograd dhe u ekstradua në Maqedoni.
Në vitin 2011 ai ishte arrestuar edhe në Itali mbi dyshimet për kurdisje të ndeshjeve sportive./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë