LAJMI I FUNDIT:

Mbahet konferenca e sigurisë kibernetike “DefendX23”, bëhet thirrje që të mbrohen të dhënat personale

Mbahet konferenca e sigurisë kibernetike “DefendX23”, bëhet thirrje që të mbrohen të dhënat personale

Në hapësirat e Innovation Centre Kosovo, është mbajtur konferenca vjetore e sigurisë kibernetike “DefendX23”, ku është diskutuar për ballafaqimin me rreziqet kibernetike dhe fuqizimit të bizneseve.

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, ka thënë se po vazhdojnë të përballen me ankesa sa i përket mbrojtjes të dhënave personale.


Në fjalimin e saj, ajo ftoi bizneset që të angazhojnë një zyrtar për ruajtjen e të dhënave personale të punëtorëve, transmeton Telegrafi.

“Kemi arrit të krijojmë standardet tona duke u bazuar në standardet e vendeve evropiane, për secilën fushë. Po përballemi me ankesa të natyrës së rëndë, po duhet ekspertiza jonë, por edhe ekspertiza e vendeve tjera evropiane. Me keqardhje them se ndërgjegjësimi për mbrojtjen e të dhënave personale është në nivel të ulët”, është shprehur ajo.

Tutje, ajo ka thënë se tashmë bizneset kanë filluar të kenë më shumë njohuri sa i përket sigurisë kibernetike.

“Kërkoj prej jush që ta keni një zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale, qoftë edhe nëse keni dy punëtorë. Sektori privat dhe sektori publik e kanë detyrë të mbrojnë të dhënat personale”, ka thënë mes tjerash Sogojeva-Dërmaku.

Bajrami: Siguria kibernetike është problem global, të adresohet nga të gjitha qeveritë së bashku
Lexo po ashtu Bajrami: Siguria kibernetike është problem global, të adresohet nga të gjitha qeveritë së bashku

Komisionerja bëri thirrje që gjatë zhvillimit të aplikacioneve, bizneset të kenë kujdes për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Bëj thirrje që gjatë zhvillimit të aplikacionit, të ndërmerrni masat e sigurisë, mos mblidhni më shumë të dhëna personale se sa ato që duhen. Mundësia e mbrojtjes të dhënave personale nga kompania, mbron qytetarin dhe bashkarisht zhvillojmë shoqërinë tonë, dhe mund të afrohemi me shoqëritë evropiane. Jemi të gatshëm të ofrojmë këshilla”, potencoi ajo.

“DefendX” është një konferencë vjetore e sigurisë kibernetike, e përkushtuar në promovimin dhe zbatimin e praktikave më të mira të mbrojtjes së informacionit. Tema që do të trajtohet këtë vit është “Ballafaqimi me rreziqet kibernetike dhe fuqizimi i biznesit”.

Eksperti i sigurisë, Bikliqi: Shumica e bizneseve nuk janë të gatshme të paguajnë që të mbrohen të dhënat
Lexo po ashtu Eksperti i sigurisë, Bikliqi: Shumica e bizneseve nuk janë të gatshme të paguajnë që të mbrohen të dhënat

“DefendX23” është një bashkëpunim mes Kompanisë XY CYBER dhe Innovation Centre Kosovo, që do u zhvillua sot më në Innovation Centre Kosovo. Iniciativë të cilën e kanë mbështetur edhe kompani me renome botërore si With Secure dhe Arx Nimbus, duke ofruar shërbimet e tyre për pjesëmarrësit pa pagesë me qëllim të ndërgjegjësimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori