LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Siguria kibernetike është problem global, të adresohet nga të gjitha qeveritë së bashku

Bajrami: Siguria kibernetike është problem global, të adresohet nga të gjitha qeveritë së bashku

Në ICK është mbajtur konferenca e sigurisë kibernetike “DefendX23”.

Hafize Bajrami, nga Ministria e Mbrojtjes ka thënë se gjatë vitit 2023, kanë themeluar Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.


Bajrami ka thënë se Ministria e Mbrojtjes është ndër institucionet e para që kanë nisur iniciativat për sigurinë kibernetike.

“Para shumë vitesh, siguria kibernetike është diskutuar vetëm në kuadër të IT, pastaj kanë filluar bashkëpunimin me Iowa për ngritjen e kapaciteteve kibernetike. Ngritja e Njësisë për siguri kibernetike në FSK, viti 2019. Pastaj në vitin 2023 është bërë Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike 2023”, u shpreh ajo.

Tutje, Bajrami deklaroi se misioni i Njësisë për Siguri Kibernetike  operon dhe siguron rrjetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Mbahet konferenca e sigurisë kibernetike "DefendX23", bëhet thirrje që të mbrohen të dhënat personale
Lexo po ashtu Mbahet konferenca e sigurisë kibernetike "DefendX23", bëhet thirrje që të mbrohen të dhënat personale

“Mundëson lirinë e manovrimit të FSK-së në hapësirën kibernetike”.

Më tej, ajo tha se bëjnë trajnime të vazhdueshme për stafin lidhur me sigurinë kibernetike.

“Siguria kibernetike është një problem global që duhet të adresohet globalisht nga të gjitha qeveritë së bashku”, tha ajo.

“DefendX” është një konferencë vjetore e sigurisë kibernetike, e përkushtuar në promovimin dhe zbatimin e praktikave më të mira të mbrojtjes së informacionit. Tema që do të trajtohet këtë vit është “Ballafaqimi me rreziqet kibernetike dhe fuqizimi i biznesit”.

“DefendX23” është një bashkëpunim mes Kompanisë XY CYBER dhe Innovation Centre Kosovo, që do u zhvillua sot më në Innovation Centre Kosovo. Iniciativë të cilën e kanë mbështetur edhe kompani me renome botërore si With Secure dhe Arx Nimbus, duke ofruar shërbimet e tyre për pjesëmarrësit pa pagesë me qëllim të ndërgjegjësimit. /Telegrafi/