LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i sigurisë, Bikliqi: Shumica e bizneseve nuk janë të gatshme të paguajnë që të mbrohen të dhënat

Eksperti i sigurisë, Bikliqi: Shumica e bizneseve nuk janë të gatshme të paguajnë që të mbrohen të dhënat

Albion Bikliqi, eksperti i sigurisë kibernetike ka thënë se shumë biznese në Kosovë nuk janë të gatshme të paguajnë që të mbrohen të dhënat personale.

Në konferencën e sigurisë “DefendX23”, Bikliqi ka thënë se gjatë vitit 2023 ka pranuar shumë thirrje pas incidenteve të ndërhyrjes në të dhënat, transmeton Telegrafi.


“Në shumicën e rasteve në Kosovë, bizneset e vogla dhe të mesme janë të gatshme të paguajnë krimienlin për kthyerjen e të dhënave, dhe nuk janë të gatshme të investojnë që të mbrohen të dhënat. Më lirë është të mbrojnë të dhënat, se sa të paguajnë dikë për të kthyer ato. Pra, prapë të dhënat personale janë jashtë”, theksoi ai.

Bikliqi potencoi se shteti po përballet me sulme të shumta.

“Shteti ynë përballet me sulme të shumta, u përmend propaganda në mediat sociale, njerëzit ndikohen shumë nga këto. Gjatë viteve të fundit, e kam parë që shumica janë më shumë të interesuar të paguajnë dëmin se sa të mbrojnë të dhënat”, është shprehur ai.

Mbahet konferenca e sigurisë kibernetike "DefendX23", bëhet thirrje që të mbrohen të dhënat personale
Lexo po ashtu Mbahet konferenca e sigurisë kibernetike "DefendX23", bëhet thirrje që të mbrohen të dhënat personale

“DefendX” është një konferencë vjetore e sigurisë kibernetike, e përkushtuar në promovimin dhe zbatimin e praktikave më të mira të mbrojtjes së informacionit. Tema që do të trajtohet këtë vit është “Ballafaqimi me rreziqet kibernetike dhe fuqizimi i biznesit”.

“DefendX23” është një bashkëpunim mes Kompanisë XY CYBER dhe Innovation Centre Kosovo, që do u zhvillua sot më në Innovation Centre Kosovo. Iniciativë të cilën e kanë mbështetur edhe kompani me renome botërore si With Secure dhe Arx Nimbus, duke ofruar shërbimet e tyre për pjesëmarrësit pa pagesë me qëllim të ndërgjegjësimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori