LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Barcelona, edhe Real Madridi me shumë lëndime para El Clasicos

Jo vetëm Barcelona, edhe Real Madridi me shumë lëndime para El Clasicos

Real Madridi ka probleme të shumta me lëndime para përballjes ndaj Barcelonës në El Clasicos e kësaj fundjave në La Liga.

Thibaut Courtois dhe Eder Militao kanë qenë jashtë për disa kohë dhe Carlo Ancelotti nuk mund të llogarisë për një kohë të gjatë.

Të lënduar janë edhe Arda Guler dhe Dani Ceballos dhe dje, pesë ditë para El Clasico u lëndua edhe mesfushori francez, Eduardo Camavinga.


Mesfushori 20-vjeçar e ka nisur, por edhe e ka përfunduar para kohe stërvitjen e skuadrës në Portugali, ku Reali do të luajë sonte në orën 21:00 kundër Bragës ndeshjen e Grupit C të Ligës së Kampionëve.

Sipas mediave spanjolle, Camavinga është shoqëruar në dhomën e zhveshjes nga dy anëtarë të ekipit mjekësor. Ai po ankohej në një lëndim në këmbën e djathtë.

Stërvitjen para kohe e përfundoi edhe Aurelien Tchouameni, por në rastin e tij nuk ka panik për një dëmtim të rëndë.

Mbetet në pikëpyetje se kë do të përdorë trajneri i skuadrës nëse rezulton se dëmtimi i Camavinga është i tillë që do të duhet të pushojë për pak kohë, por mesfushorët janë mjaftueshëm për rotacionin si për Bragën ashtu edhe për ndeshjen ndaj Barcelonës.

Mes tyre është edhe Luka Modric, për të cilin gazeta AS thotë se duhet të jetë titullar në testin e sotëm kundër Bragës.

Ndryshe, probleme të shumta me lëndime para ndeshjes ka edhe Barcelona pasi yje si Robert Lewandowski, Frenkie de Jong, Jules Kounde, Sergi Roberto, Pedri dhe Raphinha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League

"Familja më dërgonte nga 50 euro prej Prishtinës" - Curri tregon si nuk morri asnjë pagë gjashtë muajt e parë në Ukrainë

Ndërkombëtare
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Kalo në kategori