Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Mainzit në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit gjerman.
Mysafirët treguan ‘dhëmbët’ që në start të këtij ballafaqimi duke shënuar në minutën e 11-të përmes Kingsley Coman i cili u shërbye mjaft mirë nga gjermani Leroy Sane.
Epërsinë e bavarezëve e dyfishoi prurja e re në ekip, Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 16-të me kokë pas asistimit të Leon Goretzkas.
Vendasit nuk qëndruan duarkryq dhe shënuan pak minuta pa përfunduar pjesa e parë duke ngushtuar diferenceën përmes Anthony Caci, i cili me një goditje mjaft të bukur çon topin në cepin e djathtë të rrjetës.
Me epërsinë prej një goli të Bayernit, përfundoi pjesa e parë e takimit.
Bayern ia doli të shënojë edhe një herë tjetër në minutën e 59-të ku përsëri protagonist ishte Leon Goretzka i cili kësaj radhe arrin të shënoi për t’i dhënë qetësinë bavarezëve dhe golin që doli të jetë i fundit në këtë takim.
Pas kësaj fitoreje Bayerni mban pozitën e tretë në Bundesliga me 20 pikë të tubuara, dy më pak se lideri Bayer Leverkusen që mban lidershipin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ka një klauzolë qesharake largimi, katër top klube evropiane kërkojnë ta largojnë Dybalan nga Roma
Fitorja e Ballkanit në finale i bën me mijëra euro Llapin, Dritën dhe Malishevën
Finalja Ballkani – Prishtina: Trofetë e klubeve, 10 përballjet e fundit, rruga për në finale dhe formacionet e mundshme
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251