LAJMI I FUNDIT:

Viziton disa vende në Kosovë, gazetarja serbe: S’ka vend për frikë

Viziton disa vende në Kosovë, gazetarja serbe: S’ka vend për frikë

Gazetarja nga Serbia, Maria Çankoviq, ka përgënjeshtruar të gjitha raportimet në Serbi për gjendje alarmante në Kosovë. “S’ka vend për frikë”, ka thënë ajo, pasi që ka vizituar disa qytete në Kosovë.

Gazetarja Çankoviq, në një bisedë për “Nova” të Serbisë, ka thënë se me një grup serbësh, ka vizituar Pejën, Prizrenin, Rahovecin dhe Hoqën e Madhe. Ajo ka deklaruar se ka marrë përshtypje shumë të mira dhe është emocionuar nga udhëtimi nëpër Kosovë.


“Kemi qenë në Patriarkanën e Pejës, më pas në Deçan, Prizren, Rahovec. Kemi fjetur në Hoqë të Madhe. Nuk kemi pasur asnjë problem”, ka bërë të ditur Çankoviq.

Ajo ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë nga raportimet në Serbi se diçka e keqe po ndodh në Kosovë.

“Dua të ju them diçka se kur ishim me grupin e serbëve, autobusi ynë u prish në Pejë, dhe qytetarët e Kosovës na ndihmuan në organizim për të marrë një tjetër autobus për të na mundësuar lëvizjen”, ka thënë ajo. Ajo ka theksuar se asnjë serb që dëshiron ta vizitojë Kosovën, nuk duhet të frikësohet. “S’ka vend për frikë”, ka deklaruar gazetarja serbe.

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori