LAJMI I FUNDIT:

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2023 do të shfaqen 14 filma sportivë vendorë dhe ndërkombëtarë

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2023 do të shfaqen 14 filma sportivë vendorë dhe ndërkombëtarë

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të organizojë edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2023, i cili do të mbahet më 20 dhe 21 tetor 2023 në Kinemanë ABC në Prishtinë.

Do të jenë gjithsej tetë filma sportivë vendorë të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë, të cilët pasqyrojnë vlerat olimpike dhe paralimpike, sportistë, ish-sportistë, trajnerë dhe kontribuues të sportit të Kosovës.


Në ceremoninë e hapjes (e premte), do të shfaqet premiera e filmit “Mija”, nga autorja Vjosa Maqedonci – Osmani, që i kushtohet legjendës së basketbollit, Resmije Juniku dhe klubit të basketbollit Universiteti. Filmi shfaqet prej orës 19:00.

Të premten, me fillim prej orës 18:15, bëhet edhe ceremonia hapjes.

Të njëjtën ditë, seria e filmave do të hapet me storjen “Kryemjeshtri”, të realizuar nga KOK-u dhe që i dedikohet trajnerit me tri medalje të arta olimpike, Driton Kuka.

Filmi “Pa vend”, i autorit Samir Karahoda, do të shfaqet prej orës 18:45, që për tematikë ka dy pingpongistë, të cilët enden nga një vend i panjohur në tjetrin me pronën e vetme të klubit, tavolinën.

Dy storje për sportistët paralimpistë, “Vrapuesi që humbi një dorë, synon Lojërat Paralimpike Paris 2024”, me autor Amir Rama dhe “Storja inspiruese për futbollistin Enis Xhemajli”, të autorit Dilaver Polisi, do të shfaqen po ashtu të premten.

Të shtunën janë rezervuar dy dokumentarë vendorë nga futbolli ynë.

“Një ikonë si Fadil Vokrri”, e autorit Emanuell Syla, shfaqet prej orës 19:30, ndërsa para tij është dokumentari “Heroi i heshtur”, i autorit Kastriot Saqipi, që i kushtohet menaxherit të parë shqiptar të FIFA-s, Hasan Kadriu.

Të njëjtën ditë do të ketë edhe filma tjerë ndërkombëtarë, që për tematikë kanë olimpizmin, futbollin, alpinizmin dhe zhanre të tjera, ndërsa Festivali do të mbyllet me dokumentarin për “Sekretet e dopingut: Si i bënë Rusia fituesit e saj”!

Pesë filma vendorë do të jenë në garë për çmime në finalen e madhe të filmit sportivë që mbahet në Milano të Italisë muajin e ardhshëm dhe që organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Kinemasë Sportive (FICTS).

Hyrja në Kino ABC është falas.

Orari i filmave

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori