LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet Procesi i Berlinit në Tiranë, Rama: Samiti solli diskutime të frytshme

Përmbyllet Procesi i Berlinit në Tiranë, Rama: Samiti solli diskutime të frytshme

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar si “shumë të frytshme” diskutimet e zhvilluara mes liderëve të vendeve të BE dhe atyre të rajonit, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. 

Në mbyllje të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri shqiptar Edi Rama, në konferencën për shtyp ka shprehur falënderim për kancelarin Olaf Scholz dhe Presidenten Ursula von der Leyen.


Kreu i qeverisë u shpreh se kjo ditë u mbyll me diskutime të frytshme, ndërsa shtoi se Olaf Scholz dhe Presidenten Ursula von der Leyen janë një “fuqi e qetë mbresëlënëse”, që kanë shtyrë BE dhe Ballkanin Perëndimorë për të ardhur më pranë njëri-tjetrit.

“Samiti u mbyll  me diskutime të frytshme, me shkëmbime të hapura dhe ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin, i cili qe i hapur për ta sjellë këtë proces jashtë kufijve të BE. Po ashtu për të falënderuar presidenten”.

“Ky është një moment i vështirë për këdo, për shkak të krizave të një pas njëshme që kanë goditur të gjithë ne. Këta dy gjermanë krahë meje kanë orare e afate të përcaktuara, kështu që nuk dua të marr nga koha e tyre. Pranoni mirënjohjen time për gjithçka po bëni për ne dhe që jeni një fuqi e qetë mbresëlënëse që këmbëngulini për të shtyrë BE dhe Ballkanin për të ardhur më pranë njëri-tjetrit”, tha Rama.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbajtur fjalën e saj gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Von der Leyen u shpreh se liderët janë mbledhur në Tiranë, për të punuar në mënyrë që Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian të jenë më afër, por theksoi se sytë e gjithë botës, janë në Izrael dhe Palestinë, për shkak të luftës që po zhvillohet atje.

Ndër të tjera, Von der Leyen shtoi se Izraeli ka të drejtë të mbrohet sipas ligjeve ndërkombëtare dhe se civilët palestinezë nuk kanë pse të paguajnë çmimin për aktet terroriste të Hamasit.

“Ne jemi këtu në Tiranë, duke punuar për t’i sjellë më afër Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian më afër, por në të njëjtën kohë, e gjithë bota i ka sytë të lufta Izrael-Palestinë. Në mendjet tona, nuk ka justifikime për Hamasin për sulmet terroriste, për aktet e terrorit. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten sipas ligjeve ndërkombëtare dhe tani, palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihmë humanitare. Ata nuk kanë pse të paguajnë çmimin për barbarzimin e Hamasit. Kjo është arsyeja se përse Komisioni ka vendosur që të trefishojë ndihmat për Gazat, në 75 milionë euro”, theksoi ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori