LAJMI I FUNDIT:

Biden i shqetësuar për vrasjen e civilëve, por izraelitët duhet ta vazhdojnë sulmin tokësor në Gaza

Biden i shqetësuar për vrasjen e civilëve, por izraelitët duhet ta vazhdojnë sulmin tokësor në Gaza

Kur presidenti amerikan, Joe Biden u pyet nëse shqetësohet për pushtimin tokësor të Gazës, ai tha vetëm një fjali “vdekje”.

Biden kështu deklaroi derisa mbante një fjalim para mbështetësve në shtetin e Filadelfias, raporton cnn.

Blinken arsyeton ofensivën e izraelitëve në Gaza: Nuk është hakmarrje, por vetëmbrojtje
Lexo po ashtu Blinken arsyeton ofensivën e izraelitëve në Gaza: Nuk është hakmarrje, por vetëmbrojtje

Ai shprehu shqetësimin për civilët palestinezë në Gaza, të cilët tha se po bartin pasojat e terrorit të Hamasit në Izrael.


“Ne nuk mund të harrojmë faktin se shumica dërrmuese e palestinezëve nuk kishin të bënin me Hamasin”, tha i pari i SHBA-ve dhe shtoi se “ata po vuajnë si rezultat i kësaj”.

Ai tha se zyrtarët amerikanë po punonin me partnerët rajonalë për të lehtësuar krizën humanitare gjersa izraelitët duhet të vazhdojnë punën në Gaza.

Vritet një reporter i Reuters gjatë sulmeve izraelite në Liban - publikohen pamjet e lëndimit të disa gazetarëve
Lexo po ashtu Vritet një reporter i Reuters gjatë sulmeve izraelite në Liban - publikohen pamjet e lëndimit të disa gazetarëve

Ndryshe, ushtria izraelite paralajmëroi 1.1 milion njerëz që jetojnë në Gazën veriore që të evakuojnë shtëpitë e tyre përpara një operacioni të mundshëm tokësor izraelit.

Gaza është tashmë një nga pjesët e tokës me popullsi më të dendur në botë, me më shumë se dy milionë njerëz të grumbulluar në 225 kilometra/katror. /Telegrafi/