LAJMI I FUNDIT:

Ish-ylli i Manchester United i bashkohet Gerrardit në Arabinë Saudite

Ish-ylli i Manchester United i bashkohet Gerrardit në Arabinë Saudite

Jesse Lingard është afër nënshkrimit për skuadrën saudite Al-Ettifaq, ekip që drejtohet nga ish-kapiteni i Anglisë dhe Liverpoolit, Steven Gerrard.

Lingard luajti në një miqësore dhe shënoi kundër Al Khaldiya këtë javë, me bisedimet që vazhdojnë për një marrëveshje të përhershme.


Trajneri i Al Ettifaq, Steven Gerrard dëshiron që Lingard të bëhet pjesë e skuadrës së tij, por nuk është në gjendje ta bëjë këtë deri në janar për shkak të rregullit me lojtarë të huaj në Arabinë Saudite.

Rregullat thonë se klubet e Ligës Saudite mund të kenë në maksimum vetëm tetë lojtarë të huaj në skuadrën e tyre ditën e ndeshjes.

Siç qëndron gjendja për momentin, Al Ettifaq tashmë ka 10 lojtarë të regjistruar, duke përfshirë këtu ish-kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson dhe ish-anësorin e Everton, Demarai Gray.

Disa nga lojtarët e huaj në skuadër do të duhet të largohen në janar për të hapur rrugë që Lingard të bëhet edhe zyrtarisht një lojtar i Al Ettifaq.

Në një intervistë për Sky Sports më herët, Lingard nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë të luajë në Arabinë Saudite.

“Unë jam duke shqyrtuar të gjitha opsionet. Kurrë nuk kam përjashtuar asnjë klub, kështu që për mua është thjesht zgjedhja e ekipit të duhur dhe kjo ka rëndësi për mua”, kishte thënë fillimisht Lingard.

Tutje ai ishte shprehur se në vitet në vazhdim, Arabia Saudite do të jetë destinacion për shumë lojtarë të tjerë.

“Arabia Saudite po bën gjëra të mëdha dhe në dy vitet e ardhshme do të jetë një nga destinacionet kryesore për të shkuar”, ka përfunduar ai.

Lingard mbeti një lojtar i lirë, pasi u largua nga Nottingham Forest kur kontrata e tij njëvjeçare skadoi në fund të sezonit të kaluar dhe së fundmi ka qenë duke u stërvitur në qendrën stërvitore të Al-Ettifaq./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori