LAJMI I FUNDIT:

Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar nis procesin e kthimit të pasurisë së ish-kryeministrit Gruevski

Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar nis procesin e kthimit të pasurisë së ish-kryeministrit Gruevski

Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar njoftoi se është iniciuar procedurë për kthimin e mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e konfiskuar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Bëhet fjalë për banesa, dhe truall ndërtimi që i janë marrë me vendime gjyqësore të formës së prerë.

– Me hyrjen në procedurat qeveritare, filloi kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e konfiskuar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Fjala është për dy banesa që gjenden në rrugën Bihaçka, njëra prej 65m2, tjetra 44m2, në Kisella Voda 1, të konfiskuara me aktgjykim nga Gjykata Themelore Penale Shkup. Përveç këtyre dy banesave, janë sekuestruar edhe tre banesa në Panorama Residence, si dhe tokë ndërtimore në Qendër dhe tokë ndërtimore në Norovë, të cilat po ashtu në një kohë të shkurtër do të vihen në proces shitje, njofton Agjencia, në faqen e saj në Facebook, për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar.


Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ndaj të cilit janë në pritje disa çështje gjyqësore, në vitin 2018, pas shpalljes së dënimit me burg për rastin “Tanku”, u arratis në Hungari ku mori azil. Autoritetet maqedonase kanë lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për të./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori