UEFA ka konfirmuar zyrtarisht se është shtyrë ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Kosova pritej të luante ndaj Izraelit të dielën në ndeshjen e vlefshme për Grupin I, por shkaku i luftimeve mes izraelitëve dhe palestinezëve ndeshja u vu në rrezik.
Megjithatë, tani ka ardhur konfirmimi nga UEFA se ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit e planifikuar të luhej të dielën në Prishtinë, është shtyrë zyrtarisht.
Është vet UEFA që ka njoftuar diçka të tillë me anë të faqes zyrtare në platformën X.
The #EURO2024 qualifying match between Kosovo and Israel scheduled for 15 October has been postponed.
A new date for the fixture will be announced in due course.
— UEFA (@UEFA) October 12, 2023
“Ndeshja kualifikuese e EURO 2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e planifikuar për 15 tetor është shtyrë”.
“Një datë e re për ndeshjet do të shpallet në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e UEFA-s. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251