LAJMI I FUNDIT:

Gjimshiti: Kam ndjesi se do të fitojmë, është moment vendimtar

Gjimshiti: Kam ndjesi se do të fitojmë, është moment vendimtar

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshit ka folur para ndeshjes me Republikën Çeke, duke thënë se duan që në këtë ndeshje të marrin fitore dhe të festojnë pas saj.

Mbrojtësi i Atalantas vijoi më tej duke thënë se ka një ndjesi të veçantë se do e fitojnë këtë takim, por gjithashtu theksoi se duhet të jenë me këmbë në tokë, pasi përballë kanë një kundërshtar shumë të vështirë.


Ai u pyet fillimisht se a është gati për momentin që e pret tash e tetë vite, për të luajtur në Kampionat Evropian me fanellën kuqezi.

“Për momentin nuk e di, por në futboll duhet të fokusohesh ndeshje pas ndeshje. Momenti është shumë i bukur dhe i vështirë, por jemi gati për këtë ndeshje”.

“Euforia është më shumë jashtë se brenda, ne i dimë vlerat e kundërshtarit dhe vlerat tona. Çdo ndeshje është e vështirë, por i dimë vlerat dhe cilësitë tona dhe besoj do të jemi gati për këtë ndeshje”, ka thënë Gjimshiti.

Tutje ai foli për mungesën e Ardian Ismajlit, analizoi Çekinë dhe kujtoi golin kundër Armenisë, fitore që e dërgoi Shqipërinë në Euro 2016.

“Është një mungesë për të gjithë skuadrën, por kemi lojtarë që janë me vite në Kombëtare dhe besoj se s’ka për të qenë problem. Sidomos për mua, pasi u besoj të gjithë lojtarëve njësoj”.

“Çekia është një skuadër shumë fizike, që luan shumë me krosime dhe goditje standarde. Besoj do jetë e njëjta ndeshje nesër, nuk ishte e lehtë të merrnim barazimin, por ia dolëm. Nesër ta shikojmë ishalla kemi më shumë raste dhe të shënojmë e fitojmë”.

Berat Gjimshiti, lideri i heshtur që po e udhëheq Shqipërinë drejt evropianit: Jemi grup i bashkuar, sakrifikojmë të gjithë për njëri-tjetrin
Lexo po ashtu Berat Gjimshiti, lideri i heshtur që po e udhëheq Shqipërinë drejt evropianit: Jemi grup i bashkuar, sakrifikojmë të gjithë për njëri-tjetrin

“Goli kundër Armenisë? E pash sot në Instagram, por po shpresoj, le ta shohim. Më shumë rëndësi ka suksesi i Kombëtares, që të fitojë s’ka rëndësi kush shënon”, deklaroi Gjimishiti.

A tha se ka ndjesi të veçantë për ndeshjen dhe beson në fitore, ndërsa shtoi se sido që shkojnë këto kualifikime ai do të shkojë në Preshevë pasi atje ka njerëzit e tij.

“Them që po, nuk e di, do e shohim në vazhdimësi, por kemi tre ndeshje të vështira, por do të jap maksimumin, por duhet ta marrim ekip prej ekipi ose ndeshje prej ndeshje. Sigurisht që është një moment vendimtar dhe jo vetëm, nesër është një ndeshje vendimtare, por edhe të tjerat”.

Atalanta me dedikim special për Berat Gjimshitin
Lexo po ashtu Atalanta me dedikim special për Berat Gjimshitin

“A do vini në Preshevë për të festuar? Do vi edhe nëse ndodh e kundërta, pasi kam gjyshërit atje, vij me qejf atje se kam njerëzit e mi”, përfundoi mbrojtësi shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Boks
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Premier League
Kalo në kategori