LAJMI I FUNDIT:

11 shqiptarë janë sjellë nga Izraeli në Tiranë, fluturimi u organizuar nga Mali Zi

11 shqiptarë janë sjellë nga Izraeli në Tiranë, fluturimi u organizuar nga Mali Zi

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se 11 shqiptarë janë sjellë nga Izraeli në Tiranë, përmes një fluturimi të organizuar nga Mali Zi.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Ministria e Jashtme bën me dije se po punohet dhe me vendet e tjera të rajonit për të transferuara nga Izraeli të gjithë ata shtetas shqiptarë që do të kenë nevojë për ndihmën.


Në një video të publikuar në Ministria e Jashtme, qytetarët tregojnë vështirësitë dhe ndihmën e marrë nga ambasada shqiptare në Izrael.

“11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon të shohë të gjitha mundësitë dhe është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Telegrafi/