LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola cilëson Arsenalin si rivalin kryesor për titull në Ligën Premier

Pep Guardiola cilëson Arsenalin si rivalin kryesor për titull në Ligën Premier

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë para takimit me  Arsenal se londinezët do të jenë për një kohë të gjatë kandidat për të fituar titullin e Ligës Premier.

Arsenal, të cilët përfunduan në pozitën e dytë në tabelë pas Cityt vitin e kaluar, janë pa humbje deri më tash në elitën e futbollit anglez.

City në anën tjetër, pësoi humbjen e parë në ligë vikendin e kaluar ndaj Wolves, por përkundër asaj ata përsëri kanë një pikë më shumë se “Gunners”.


“Ata ishin rivali më i madh sezonin e kaluar dhe do të qëndrojnë atje për një kohë të gjatë”,  ka thënë fillimisht Guardiola.

I pyetur nëse Arsenali do të ishte rival për titullin këtë sezon, ai shtoi: “Absolutisht, së bashku me Liverpoolin. Për të analizuar pretendentët për titull, ideja është ta bëjmë në 10 ndeshjet e para. Duhet të presim, por klubet e mëdha janë gjithmonë pretendentë. Arsenali është kthyer. Kur isha djalë i ri dhe fillova si menaxher në Barcelonë, e di që ata luftuan me ekipin e Sir Alex Ferguson, Manchester United”.

Arsenali ka humbur 12 ndeshjet e fundit në ligë kundër Cityt dhe fitorja e fundit daton në dhjetor të vitit 2015 ku atëherë triumfuan me rezultat 2-1 përmes golave të Theo Walcott dhe Olivier Giroud.

Jo vetëm Arsenali, Guardiola zbulon edhe një tjetër skuadër që do të luftojë për titullin në Angli
Lexo po ashtu Jo vetëm Arsenali, Guardiola zbulon edhe një tjetër skuadër që do të luftojë për titullin në Angli

Megjithatë, ata mposhtën skuadrën e Guardiolës në “Community Shield” në penallti dhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i bindur se skuadra e tij mund ta arrijë atë rezultat në “Emirates Stadium”.

“Shqetësimi im i vetëm është cilësia e kundërshtarit dhe të dielën duhet të jemi në maksimumin tonë për 100 minuta”, përfundoi 41-vjeçari./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

La Liga

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Kalo në kategori