Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka bërë të ditur se Përfaqësuesja e Kosovës e ka ftuar futbollistin Ilir Krasniqi për dy ndeshjet e tetorit.
Dardanët përballen fillimisht me Andorrën (12 tetor), ndërsa tri ditë më vonë me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Gjendja në Grupin I nuk është aspak e mirë për ne, pasi mund të thuhet se rrugëtimi për në Gjermani ka përfunduar, shkaku që nuk kemi marrë asnjë fitore, derisa kemi tri barazime dhe dy humbje.
“Vazhdojmë, një diamant që tash Kosova e ka në brendinë e saj” – ka shkruar Batatina.
Në orët në vijim pritet që Kosova ta publikojë listën e plotë për dy ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251