LAJMI I FUNDIT:

Joveski: Në asnjë moment gjatë procedurës për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë nuk ka pasur tentativë për ndikim dhe presion

Joveski: Në asnjë moment gjatë procedurës për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë nuk ka pasur tentativë për ndikim dhe presion

Prokurori publik Ljubomir Joveski përmes postës dërgoi në Kuvend përgjigjen e pyetjes për punën e tij në rastin e zjarrit në Spitalin Modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, të cilën e parashtruan deputetë e partive opozitare shqiptare – Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike.

Në letrën, siç thuhet, Joveski me përgjegjësinë më të madhe deklaron se në asnjë moment gjatë procedurës për këtë rast nuk ka pasur tentativë për ndikim apo presion, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në përgjigjen e kërkesës për interpelancë, prokurori publik thekson se opinioni është informuar në vazhdimësi për këtë ngjarje tragjike, për veprimet e ndërmarra nga Prokuroria Publike, pa e prishur rrjedhën e procedurës, e cila në një pjesë tashmë ka përfunduar me aktgjykim.

“Megjithatë, interpelanca e paraqitur për këtë rast vërtetoi edhe një herë se “Institucioni që unë drejtoj është vazhdimisht i ekspozuar ndaj sulmeve të pabaza dhe tentativave për diskreditim, të cilat në fund të fundit janë një nga arsyet kryesore të besimit të ulët të publikut ndaj organeve gjyqësore në përgjithësi. Shkak për këtë interpelancë janë pretendimet e paverifikuara dhe të paargumentuara në një tekst gazetaresk, i cili manipulon në mënyrë të papërgjegjshme ndjenjat e të prekurve nga kjo tragjedi dhe në opinionin e gjerë, por me sa duket edhe te disa prej deputetëve, krijon perceptime të gabuara për rrjedhën e këtij rasti”, shkruhet në përgjigjen e prokurorit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni..

Siç shkruan Joveski, në interes të së vërtetës, edhe një herë shpjegon në detaje dhe plotësisht procedurën, e cila që në fillim është zhvilluar “me përgjegjësi, paanshmëri dhe në përputhje me të gjitha rregulloret ligjore”.

Joveski thekson se që nga fillimi, menjëherë pas ngjarjes, një ekip i tërë prokurorial i përbërë nga të gjithë prokurorët publikë në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë dhe dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, të cilët kanë qenë në detyrë në momentin e aksidentit ishin ngarkuar të kryenin një hetim dhe të merrnin përsipër të gjitha veprimet e nevojshme për përcaktimin e shkaqeve.

Në lidhje me interpelancën se cilat janë parregullsitë në procedurën e tenderit për ndërtimin e spitaleve modulare dhe nëse dhe pse Prokuroria nuk i konsideron këto rrethana relevante në vetë aktakuzën, Joveski përgjigjet se “parregullsitë e mundshme në procedurën e tenderit janë të shqyrtuar në rastin në të cilin Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është duke vepruar në procedurë para-hetimore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori