LAJMI I FUNDIT:

Bukuroshet po kënaqeshin pranë pishinës, por vëmendjen e vodhi një qen

Bukuroshet po kënaqeshin pranë pishinës, por vëmendjen e vodhi një qen

Në platformën ItemFix është publikuar një video e dy vajzave që po kënaqen buzë pishinës të veshura me fustane tërheqëse.

Nuk jepen informacione bazë (kur dhe ku është realizuar video) dhe duket sikur po pozojnë për dikë.


E ndërsa zonjat e reja po kërcejnë me ritmin argëtues, papritur në kornizë shfaqet një qen!

Kafsha u hodh mbi bukuroshen me një fustan të verdhë, e cila humbi ekuilibrin dhe përfundoi në pishinë.

Nuk e dimë se çfarë e ka “provokuar” qenin të reagojë kështu, por edhe ai ka përfunduar në ujë.

Ndoshta ka vendosur të argëtohet dhe të qetësohet. /Telegrafi/