“Real Madridi ekip i madh, por ne sot ishin në të njëjtin nivel me ta” – ylli i Napolit nuk e kapërdinë humbjen
Matteo Politano ndjen se Napoli ‘dominoi’ Real Madridin në pjesën e dytë të thrillerit të Ligës së Kampionëve ku humbi 3-2.
Leo Ostigard dhe Piotr Zielinski shënuan për vendasit, ndërsa Jude Bellingham, Vinicius Junior dhe Federico Valverde për mysafirët.
“Pas një fillimi të fortë, ne patëm një rënie 10-minutëshe ku pësuam dy gola. Mendoj se dominuam pjesën e dytë, pasi për 20 minuta Real Madrid nuk mundi të dilte nga zona e tyre e penalltisë”.
“Ne jem me keqardhje dhe hidhërim pas kësaj disfate, por gjithashtu e dimë se jemi në rrugën e duhur”.
“Ne sigurisht që mund të kishim bërë më mirë para portës në dy ose tre raste, por Real Madridi mbetet një ekip i madh dhe ne luajtëm në të njëjtin nivel me ta sot”, ka thënë Politano për Sky Sport Italia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251