LAJMI I FUNDIT:

Fillon ulja e çmimeve të roaming-ut në RMV, për të dhënat me vendet e BE-së

Fillon ulja e çmimeve të roaming-ut në RMV, për të dhënat me vendet e BE-së

Fillon ulja e çmimit për të dhënat me roaming në Maqedoninë e Veriut, me vendet e BE-së.

Qytetarët dhe bizneset në Maqedoninë e Veriut, do të paguajnë mesatarisht një të tretën më pak nga çmimi që paguajnë aktualisht për të dhënat përmes roaming-ut kur udhëtojnë në vendet evropiane. Ulja e çmimeve për të dhënat me roaming vlen edhe për qytetarët nga diaspora dhe Evropa, kur do të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut.


Ulja e çmimeve për të dhënat me roaming është një përmbushje e Deklaratës për Roaming të nënshkruar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt në dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë. 38 operatorë të telekomunikacionit nga BE dhe Ballkani Perëndimor, vitin e kaluar në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, nënshkruan një deklaratë konformiteti, për të reduktuar ndjeshëm “hendekun” midis tarifave të roaming-ut dhe çmimeve të brendshme ndërmjet BE- së dhe vendeve të Ballkanit. Kjo iniciativë, do ta reduktojë “hendekun” mes roaming-ut dhe çmimeve të brendshme ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nëkohësisht, ulja e çmimeve për të dhënat me roaming, do të kontribuojë në nxitjen e zhvillimit të biznesit, turizmit dhe përforcimin e lidhjeve ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përmbushja e kësaj Deklarate është dhe një mbështetje tjetër nga BE-ja, por edhe vërtetim i fuqishëm për ardhmërinë tonë evropiane dhe bashkëpunimin intensiv të vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori