LAJMI I FUNDIT:

Allegri flet para duelit me Atalantën, zbulon dy mungesat e mëdha të Juventusit

Allegri flet para duelit me Atalantën, zbulon dy mungesat e mëdha të Juventusit

Juventusi do tëketë një duel shumë të vështirë, pasi në kuadër të xhiros së gjashtë luan në udhëtim te Atalanta.

Zonja e Vjetër synon të vazhdoj me fitore dhe për këtë duel ka folur edhe trajneri Massimiliano Allegri.


I pari i shtabit teknik ka zbuluar dy mungesa të mëdha për këtë duel si ajo e Dusan Vlahovic dhe Arkadiusz Milik.

“Ndeshjet me Atalantën janë gjithnjë shumë të luftuar, ata ende nuk kanë humbur dhe as nuk kanë pësuar gol në shtëpi”.

“Duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Vlahovic nuk do të jetë ndaj Atalantës, bëhet fjalë për problemin e zakonshëm në shpinë. Kishte dhimbje në stërvitjen e fundit dhe është më mirë të pushojë, nuk dua ta rrezikoj”.

“Milik kishte po ashtu disa shqetësime në pulpë pas ndeshjes së fundit dhe nuk do të jetë gjithashtu ndaj Atalantës. Do të kthehet Kean që do ta nisë nga fillimi sfidën dhe në mesfushë do të luajë një mes Mirettit dhe Fagiolit, por që nuk e kam vendosur ende”, ka thënë Allegri.

Ai i është kundërpërgjigjur edhe Stefano Piolit i cili tha se Juventusi është favoriti kryesor për titullin kampion.

Del Piero zgjedh pesë lojtarët më të mirë të Juventusit në histori, befason me emrat
Lexo po ashtu Del Piero zgjedh pesë lojtarët më të mirë të Juventusit në histori, befason me emrat

“Për mua nuk ka shumë rëndësi ky fakt, nëse qëndrojmë në katër vendet e para atëherë edhe besimi do të na rritet më shumë. Skuadra po rritet fizikisht, por të flasim për favoritë tani nuk ka shumë kuptim”.

“Futbolli nuk është matematikë ndaj nuk mund të thuash me siguri që ai që nuk luan në Europë është i favorizuar”, tha Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori