LAJMI I FUNDIT:

Biseda telefonike Kurti – Sullivan, Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e forcave serbe në kufi me Kosovën

Biseda telefonike Kurti – Sullivan, Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e forcave serbe në kufi me Kosovën

Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi publik ka dhënë detaje lidhur me bisedën telefonike që ka zhvilluar Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në deklaratën e lëshuar për media thuhet se Sullivan ka shprehur shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë thekson se Sullivan ka folur edhe për vendimin e fundit të NATO-s për të shtuar praninë në Kosovë.


“Ndihmësi i Presidentit për Çështje të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan ka biseduar sot në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sullivan përcolli ngushëllimet për humbjen e policit të Kosovës të vrarë në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme të ndodhura më 24 shtator. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

Ai vuri në dukje vendimin e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), veçanërisht në veri të Kosovës, dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët tanë për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij”, bëhet e ditur në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se Sullivan dhe Kurti kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ku Sullivan ka deklaruar se dialogu është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në mbarë Kosovën.

Ndryshe, të premten, edhe kryeministri Albin Kurti deklaroi se biseda me Jake Sullivan ka qenë inkurajuese.

“E falënderova për mbështetjen e SHBA-së për sigurinë kufitare të Kosovës dhe kërkova ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë”, ka shkruar Kurti në një postim në platformën “X”, transmeton Telegrafi.

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë
Lexo po ashtu Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terroristësh më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Më 29 shtator, Millan Radoiçiq, që tha se po jep dorëheqje nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – përmes avokatit të tij e pranoi se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

Më herët, autoritetet në Kosovë kanë publikuar dëshmi, sikurse një video të incizuar me dron, ku shihej Radoiçiqi i armatosur dhe i veshur me uniformë në Banjskë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori