Prej 10 vite deri në burg të përjetshëm për krimet ndaj mjedisit jetësor në Maqedoni
Nga 10 vjet e deri me burgim të përjetshëm mund të vuajnë të gjithë ata që kryejnë krime ndaj mjedisit. Me ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut, që priten të hyjnë në fuqi që nga 7 marsi i vitit 2024 do të penalizohen në këtë formë të gjitha veprimet e kundërligjshme që dëmtojnë mjedisin. Deri më tani ishte e rrallë që dikush të përgjigjet penalisht për vepra kundër mjedisit, pavarësisht se ndotja është një dukuri e përditshme. Por dilemat janë nëse një ligj i tillë do të zbatohet apo do të jetë vetëm në letër? Nëse me ligjet e mëparshme ka qenë problem përcaktimi i shkallës së shkatërrimit të mjedisit, propozuesit e këtyre ndryshimeve argumentojnë se me plotësimit ligjore janë thjeshtëzuar procedurat për përcaktimin e vetë krimit.
Në procesin e ndryshimit të ligjit u përfshinë Inspektorati Shtetëror i Tregut, Ministria e Mjedisit, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, autoritetet gjyqësore, profesorët dhe sektori civil. Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit janë skeptikë lidhur me disa nga dispozitat e miratuara, pasi mund të rezultojnë komplekse për zbatimin efikas të tyre në praktikë. Inspektorët shtetërorë kanë pasur vërejtje konstruktive për përmirësimin e tekstit të amendamenteve për t’i zbatuar në mënyrë më efikase në praktikë, por theksojnë se vërejtjet e tyre nuk janë pranuar për shkak të procedurës së modifikuar për miratimin e ndryshimeve në ligj nga Ministria e Drejtësisë. Nga Ministria e mjedisit janë optimistë.
“Më në fund do të fillojmë të ndëshkojmë ata që ndotin rëndë mjedisin tonë. Dua të theksoj në këtë moment se kemi bashkëpunim serioz me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit dhe se unë dhe drejtori i inspektoratit jemi vazhdimisht në komunikim. Për çdo krim që shfaqet, ose informojmë inspektoratin, ose na lajmërojnë ne”, ka deklaruar ministrja Kaja Shukova.
“Ekocidi” përkufizohet si veprime të paligjshme ose të paqëllimshme të kryera me dijeninë se ekziston një gjasë thelbësore për dëmtim të rëndë, të përhapur ose afatgjatë në mjedis. Në mars të këtij viti, Parlamenti Evropian mbështeti përfshirjen e “Ecocide” në direktivën e rishikuar të BE-së për krimet mjedisore. Nëse kjo direktivë kalon përmes procesit të plotë legjislativ të BE-së, atëherë të gjitha shteteve anëtare do t’u kërkohet të përfshijnë ekocidin në ligjet e tyre kombëtare. Franca është ndër vendet e para në Bashkimin Evropian (BE) që ka vendosur ekocidin në legjislacionin e saj.
Tani ligji i vendit është duke u testuar me një çështje të ngritur për dëme të mëdha të shkaktuara nga kimikatet kancerogjene. Me mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm për rastet më të rënda të shkatërrimit të mjedisit, Maqedonia e Veriut iu bashkua grupit të disa vendeve që kanë përfshirë “ekocidin” në legjislacionin e tyre./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë