LAJMI I FUNDIT:

Veturat elektrike të Jaguar do të kenë qasje në rrjetin e Tesla Supercharging

Veturat elektrike të Jaguar do të kenë qasje në rrjetin e Tesla Supercharging

Jaguar ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje me Tesla për të pasur qasje në rrjetin në zgjerim të rrjetit të Tesla Supercharging në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Për më tepër, kompania zbuloi zyrtarisht se modelet e saj elektrike të gjeneratës së ardhshme, të cilat do të lansohen në vitin 2025, do të përfshijnë lidhësin e karikimit të Standardit të Karikimit të Amerikës së Veriut (NACS) të zhvilluar nga Tesla.


Me fjalë të tjera, modelet e reja do të jenë në gjendje të Supercharge pa nevojën e një përshtatësi.

Jaguar nuk harroi klientët e saj aktualë, të cilët po drejtojnë Jaguar I-Pace.

Plani është që të furnizohen përshtatës NACS nga Tesla për drejtuesit e I-Pace, sapo të jenë në dispozicion, shkruan InsideEVs, përcjell Telegrafi.

Supozohet se përshtatës të tillë mund të shfaqen në treg në vitin 2024, sepse ky vit u përmend nga disa prodhues të tjerë që u regjistruan për kalimin nga lidhësi i karikimit CCS1 në NACS në Amerikën e Veriut.

Jaguar shton se miratimi i NACS do të jetë gjithëpërfshirës, duke përfshirë veturat, njësitë e karikimit në shtëpi dhe përshtatësit për modelet më të vjetra.

Kompania gjithashtu rithekson se, si pjesë e strategjisë Reimagine të Jaguar Land Rover, marka Jaguar do të bëhet një markë moderne luksoze tërësisht elektrike.

Marrëveshja me Tesla-n është pjesë e strategjisë për krijimin e një ekosistemi global të veturave elektrike.

Siç është lënë të kuptohet, është vetëm çështje kohe derisa të dëgjojmë se marka Land Rover do të përdorë gjithashtu lidhësin e karikimit NACS. Do të ishte e vështirë të imagjinohej se do të kishte zgjidhje të ndryshme brenda një grupi automobilistik.

Lista e markave që synojnë të inkorporojnë hyrjet e karikimit NACS në veturat e tyre në Amerikën e Veriut, duke filluar nga viti 2025, ka kaluar tashmë numrin 10. Lista përfshinë marka si: Ford, General Motors, Rivian, Volvo Cars, Polestar, Mercedes-Benz, Nissan, Fisker, Honda (me Acura) dhe Jaguar dhe Aptera. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Garë midis dy veturave sportive gjermane, Audi RS4 dhe BMW M3 Touring

Garë midis dy veturave sportive gjermane, Audi RS4 dhe BMW M3 Touring

Auto
Policia italiane ndalon shitjen e një modeli nga Fiat për shkak të flamurit të Italisë të vendosur në të

Policia italiane ndalon shitjen e një modeli nga Fiat për shkak të flamurit të Italisë të vendosur në të

Auto
Toyota Prado kapet duke u testuar në rrugët e Australisë

Toyota Prado kapet duke u testuar në rrugët e Australisë

Auto
Dy në një: Karikues për automjetet elektrike dhe hibride plug-in

Dy në një: Karikues për automjetet elektrike dhe hibride plug-in

EVs
Dështojnë bisedimet, Volkswagen dhe Renault nuk do të prodhojnë së bashku vetura të lira elektrike

Dështojnë bisedimet, Volkswagen dhe Renault nuk do të prodhojnë së bashku vetura të lira elektrike

Auto
Kalo në kategori