LAJMI I FUNDIT:

Policët që ushtrojnë dhunë mbi qytetarët mund ta humbin tërësisht punën

Policët që ushtrojnë dhunë mbi qytetarët mund ta humbin tërësisht punën
Foto: Arkiv

Dhuna e zyrtarëve policorë ndaj qytetarëve po shihet si problematike nga njohës të çështjeve të sigurisë. Madje ata që dikur kishin drejtuar Inspektoratin Policor të Kosovës po thonë se akuzat për përdorim të dhunës ishin ankesa më e shpeshtë e qytetarëve në IPK.

“Syri ka qenë i ënjtur dhe dhembjen në qafë e ndjej ende”. Kjo ishte deklarata e një qytetari që u ankua se pesë zyrtarë policorë ushtruan dhunë ndaj tij në Graçanicë.


Me rastin, tashmë është duke u marrë Inspektorati Policor i Kosovës, i cili ka në trajtim edhe raste të tjera sikur ky.

IPK-ja nuk i ka dërguar Dukagjinit statistikat për sivjet, por sipas raportit të këtij institucioni për vitin 2022, 11 ankesa ishin bërë për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” ndërsa për veprën “Lëndim i lehtë trupor” 15 raste.

Përdorimi i dhunës nga zyrtarët policorë ka qenë jo i rrallë edhe kur në krye të IPK-së ka qenë Valdet Hoxha.

Madje ai tregon që kjo ka qenë ankesa më e shpeshtë e qytetarëve.

“Fatkeqësisht keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo tejkalimi i autorizimeve, konkretisht përdorimi i forcës i policisë ndaj qytetarëve ka qenë akuza më e shpeshtë që e kemi pranuar në Inspektoratin policor dhe fatkeqësisht shumë raste janë vërtetuar”, ka thënë Valdet Hoxha – ish-kryeshef i IPK-së.

Hoxha thotë se kryerja e kësaj vepre penale nga zyrtari policor mund ta lë pa punë të njëjtin.

“Ka shumë raste ku zyrtarët janë dënuar pastaj në procedurë disiplinore duke marrë parasysh vendimin e gjykatës mund edhe të largohen nga puna dhe nuk është numri i vogël të cilët janë larguar nga puna pikërisht që është vërtetuar akuza që është përdorur dhunë ndaj tyre”, ka deklaruar Valdet Hoxha – ish-kryeshef i IPK-së.

Ndërsa avokati Anton Nrecaj po thotë se Inspektorati duhet të sigurohet të kuptojë sjelljen e dy palëve.

“Gjithmonë duhet të shikohet në kuadër të asaj se a është shiku rregullat dhe kompetencat që mundet me i ushtru një zyrtar policor dhe kundrejt a është respektu ajo pjesa e bindjes qytetare ndaj kërkesës se zyrtarit policor”, ka theksuar Anton Nrecaj – avokat.

Për denoncimin një qytetar i komunitetit romë është keqtrajtuar nga pesë policë, të martën është protestuar përpara stacionit policor të Graçanicës./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori