Vendimi i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Deçan, për të nominuar kandidat për kryetar komune, kryetarin aktual, Bashkim Ramosaj, ka ngjallur pakënaqësi brenda partisë.
Zyrtari i AAK-së dhe ish-deputeti i kësaj partie, Shkumbin Demaliaj, në reagimin e tij ka thënë se ndihet i indinjuar me këtë vendim.
AI ka pyetur kryetarin aktual se “nga kush po frikësohesh kryetar Bashkim?”.
“Është i pakuptimtë fakti që janë gati edhe 2 vite e gjysmë që duhet të kryeni mandatin tuaj të dytë në krye të komunës dhe ju nga tash shpallni kandidaturë të re për një mandat të tretë dhe për atë ekzistojnë shkelje të panumërta të rregullave statutare e që është Kushtetuta e partisë lidhur me vendimin që keni marrë dje me datë 25.08 2023”, ka shkruar Demaliaj në Facebook.
Sipas tij, në radhë të parë nuk është bërë asnjë konsulltë me nëndegët e partisë dhe kryetarët e tyre si dhe ka shtuar se ata nuk janë konsulltuar nga Ramosaj gati qe dy vite prej ardhjes së tij në krye të degës së partisë se “lërë më që nuk është mbajtur asnji takim me ta qe dy vite”.
“Ata janë të anashkaluar plotësisht. Ashtu sikurse selia e partisë që iu ka mbyllë ‘dera me therë’ (popullore) prej ardhjes suaj në krye të saj. Pjesëmarrësit në takim dhe votim nuk janë të gjithë anëtarë të këshillit të përgjithshëm të Degës, bile 2/3 e tyre nuk janë anëtarë të këtij këshilli që vendos për të gjitha veprimet në degë i dalur nga Kuvendi i 8-të zgjedhor”.
“Pjesëmarrësit janë shumica drejtorë të shkollave dhe punonjës së administratës që drejtoni ju zotëri kryetar. Pastaj lexova në media dhe në rrjete sociale se keni zgjedhur anëtarë të kryesisë dhe nënkryetarë të degës të cilët ja uruan vetvetes këto pozita që mjerisht nuk e dinin të shkretët që janë të jashtëligjshëm në këtë formë të emërimit sepse kryesinë e voton Këshilli i Përgjithshëm i Degës e jo disa qytetarë në sallën e Asamblesë Komunale”, është shprehur tutje ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë