LAJMI I FUNDIT:

Një numër i madh njerëzish u rrëzuan në koncertin e Lana Del Rey nga një valë misterioze energjie

Një numër i madh njerëzish u rrëzuan në koncertin e Lana Del Rey nga një valë misterioze energjie
Lana Del Rey

Një klip i frikshëm është shfaqur së fundmi i një numri të madh njerëzish që shihen duke u rrëzuar nga një valë misterioze energjie, teksa ishin në koncertin e Lana Del Rey.

E filmuar në Mexico City, videoja tregon fansat duke u hedhur drejt tokës ndërsa këngëtarja performon në sfond.

Ndërsa filmojnë dhe argëtohen me muzikën, audienca goditet papritur nga një puls misterioz energjie.


Duke u përplasur me njëri-tjetrin, fansat e Del Rey vrapojnë përtokë në një efekt domino gjatë turneut të saj, “You Know That There’s a Tunnel Under Ocean Blvd”.

Në mënyrë të frikshme, dëgjohen njerëzit që bërtasin, të cilët përplasen në tokë, me personin që filmon gjithashtu duke rënë pasi janë goditur nga vala e energjisë.

Lana Del Rey befason fansat ndërsa shfaqet duke punuar si kameriere në një restorant në Alabama
Lexo po ashtu Lana Del Rey befason fansat ndërsa shfaqet duke punuar si kameriere në një restorant në Alabama

Nuk dihet se sa persona mbetën të plagosur në incidentin e 17 gushtit, por momenti i çuditshëm mesa duket ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Foto: TikTok

Fansat tani po spekulojnë për atë që ndodhi në koncert, pasi klipi u publikua në faqen e fansave të Lana Del Rey dhe që atëherë është bërë viral në Twitter.

Çuditërisht, komentet janë të mbushura me teori konspirative – në fakt, një fans i tmerruar tha se ata kurrë nuk kishin përjetuar diçka të tillë në një koncert.

“Kam qenë në shumë shfaqje. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, tha një fans.

Kjo mund të ndodhë në ngjarje ku fluksi i turmës nuk është rregulluar, gjë që mund të rezultojë në ‘efektin domino’.

Foto: Alamy Stock

Rreziqet e kolapsit progresiv të turmës janë shumë reale dhe mund të jenë fatale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Kalo në kategori