LAJMI I FUNDIT:

Lana Del Rey befason fansat ndërsa shfaqet duke punuar si kameriere në një restorant në Alabama

Lana Del Rey befason fansat ndërsa shfaqet duke punuar si kameriere në një restorant në Alabama

Lana Del Rey u bëri fansave një surprizë të enjten kur u pa duke punuar si kameriere në një Waffle House në Alabama.

Këngëtarja 38-vjeçare duket se është larguar nga skena, teksa u pa duke bërë kafe dhe duke marrë porosi në rrjetin e restoranteve.


Lana ishte e veshur me uniformën blu të kompanisë dhe mbante një distinktiv me emër të verdhë, ndërsa ishte e zënë pas banakut.

Foto: Twitter

Ajo u pa gjithashtu duke biseduar me disa klientë, përpara se të pozonte për fotografi me fansat në restorant.

Të gjitha lajmet nga Lana Del Rey
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lana Del Rey

Nuk dihet arsyeja pse Lana ishte duke punuar në këtë lokal, por fansat reaguan menjëherë në rrjetet sociale për të ndarë tronditjen e tyre nga pamja e saj.

“Çfarë po bën Lana Del Rey duke punuar në Waffle House?”, tha një fans.

“Punonjësja e muajit në Waffle House: Lana Del Rey”, shkroi një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.

Foto: Twitter

“Lana Del Rey duke punuar si kameriere, ikonike”, shtoi mes tjerash një fans i tretë.

Disa të tjerë spekuluan se ajo mund të ishte duke xhiruar një video muzikore, kurse disa pyesnin veten nëse asaj i kishin dhënë uniformën, kështu që po i ndihmonte.

Foto: Wire Image

Pavarësisht se është një yll jashtëzakonisht i suksesshëm me nëntë albume, Lana duket e thjeshtë në jetën e përditshme dhe nuk ka asnjë prezencë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Wire Image

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori