LAJMI I FUNDIT:

Blerja e teksteve shkollore, vazhdojnë përplasjet mes shtëpisë botuese “Luarasi” dhe zyrtarëve të MASHTI-t

Blerja e teksteve shkollore, vazhdojnë përplasjet mes shtëpisë botuese “Luarasi” dhe zyrtarëve të MASHTI-t
Foto: Ilustrim

Shtëpia botuese “Luarasi” i ka reaguar zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Kelmendi lidhur me çështjen e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore.

Përmes një reagimi, kjo shtëpi botuese thotë se MASHTI po dezinformon opinionin, ku sipas tyre me gënjeshtra tenton të fshehë dështimin e ministres dhe kabinetit të saj për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.

“Zyrtarët më të lartë të MASHTI-t tanimë kanë dalë krejtësisht jashtë kontrollit. Hallka e fundit në zingjirin e gënjeshtrave të tyre ishte postimi i mbrëmshëm i zëvendësministrit të MASHTI-t, z.Taulant Kelmendi, lidhur me furnizimin me tekste të nxënësve për vitin e ri shkollor. Qëllimi i këtyre gënjeshtrave tanimë është i qartë për secilin”, thuhet në reagimin e tyre.


Zv/ministri i Arsimit tregon se si do të arrijnë librat te nxënësit
Lexo po ashtu Zv/ministri i Arsimit tregon se si do të arrijnë librat te nxënësit

Reagimi i plotë:

JA SESI MASHTI DEZINFORMON (HELMON) OPINIONIN!

Shihni postimin e mbrëmshëm të zëvendësministrit të MASHTI-t lidhur me furnizimin me tekste të nxënësve për vitin e ri shkollor.

1. MASHTI me gënjeshtra tenton të fshehë dështimin e ministres dhe kabinetit të saj për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore. Shihni në foto: çmimi i Fizikës 9 dhe Matematikës 3 tregojnë se këto çmime janë të viteve të kaluara, sepse këto dy tekste as që kanë qenë/ as që janë në tenderin që është duke u negociuar për shtatorin e këtij viti.

2. Këto janë oferta të vitit të kaluar, të cilat tashmë MASHTI, me nënshkrim të ministres Nagavci, i ka pranuar. Pra, të nderuar qytetarë, mirë a keq, këto çmime tashmë janë pranuar dhe paguar nga ministrja Nagavci.

3. Sikur të thoshte MASHTI, kam gabuar që kam paguar libra me çmime kaq të larta, prandaj sivjet nuk do të paguaj më; kjo do të ishte në rregull. Por, jo! Ministrja nuk është duke pranuar vonesën e shkaktuar nga ajo dhe kabineti i saj, prandaj gënjen dhe tenton që fajin ta hedhë te të tjerët.

4. Pastaj, secili çmim e ka propozuesin dhe shpjegimin pse është i tillë. MASHTI duke shpërndarë çmimet pa emër të ofertuesit dhe pa shpjegim të atij çmimi, në të vërtetë shpërndanë me qëllim perfid një gjysmë informatë për qëllim të vetin të çastit. Përveç se është duke e gënjyer vitin e ofertimit.

5. Ideja anarkike, për furnizim të nxënësve me tekste, e pambështetur në asnjë dokument – nuk do të duhej të kaloj, së paku për këtë vit, sepse nuk ka bazë ligjore dhe nuk është e strukturuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori