LAJMI I FUNDIT:

Xhamia në Prishtinë dhe KFOR-i amerikan hapin kurs falas për mësimin e gjuhës angleze

Xhamia në Prishtinë dhe KFOR-i amerikan hapin kurs falas për mësimin e gjuhës angleze

Imami Labinot Maliqi njofton se xhamia “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, në bashkëpunim me KFOR-32 nga Kampi Amerikan “Bondsteel,” organizon kurs falas të gjuhës angleze.

Përmes një postimi në Facebook, Maliqi ndan detaje për mbajtjen e kursit.


Shkrimi i plotë i imamit Maliqi:

Regjistrohuni në kursin e Gjuhës Angleze Xhamia jonë, ”Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, në bashkëpunim me KFOR-32 nga Kampi Amerikan “Bondsteel,” organizon kurs të Gjuhës Angleze.

Fëmijët dhe studentët e interesuar, do të kenë nderin dhe mundësinë e veçantë të mësojnë dhe të ngritin nivelin e tyre të gjuhës angleze nga mësues anglisht-folës, ushtarë të Ushtrisë Amerikane të cilët shërbejnë në Republikën e Kosovës, e që janë profesionalisht të përgatitur për ta ligjëruar gjuhën angleze sipas metodave më bashkëkohore.

? Grupet do të startojnë të shtunën, më 26 Gusht, 2023, në ora 10:00.
? Ora mësimore zgjatë 90 minuta.

➡️ Të interesuarit për regjistrim mund të na kontakojnë në:

☎️ +383 44 479 370 (WhatsApp apo Viber) ose na shkruani mesazh në faqen tonë.

? Adresa: Rr. Ernest Koliqi (Lagjia e Spitalit), në ambientet e xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë.

□ Kursi është pa pagesë dhe i hapur për të dy gjinitë. Numri është i kufizuar, andaj shpejtoni të regjistroheni

(Jam pafundësisht mirënjohës e falënderues ndaj miqëve tanë nga Ushtria Amerikane në Kampin “Bondsteel,” të cilët shprehën gatishmëri dhe ju përgjigjën pozitivisht kërkesës sonë për një bashkëpunim të tillë dhe të dobishëm për nxënësit dhe studentët e Kosovës. E falënderoj Zotin e Madh që i kemi këta miq, dhe asnjëherë mos e privoftë vendin tonë nga prezenca dhe mbështetja e tyre.)
JU MIRËPRESIM!

Në trend Lajme

Më shumë
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Siguri
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

Lajme
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Siguri
Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?

Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?

Drejtësi
Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

Siguri
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Kalo në kategori