Më pak se dy javë kanë mbetur nga fillimi i vitit të ri shkollor 2023/24, por ende nuk dihet se kur do të shpërndahen tekstet shkollore për nxënësit.
Ministria e Arsimit, Arbëri Nagavci, ditë më parë ka thënë se janë duke i shikuar mundësitë që të mos ketë vonesa në furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.
Mirëpo, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), thonë se është shqetësuese fakti se mund të ketë vonesa në shpërndarjen e teksteve shkollore.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, fajin ia ka hedhur Ministrisë së Arsimit për mos shpërndarje me kohë të teksteve shkollore nëpër shkollat e vendit.
Jasharaj u shpreh se nëse tekstet do të shpërndaheshin me kohë, çdo gjë do të ishte gati për të filluar vitin shkollor, por sipas tij, Ministria e Arsimit është vonuar në këtë drejtim.
Sipas tij, arsimi në shekullin XXI nuk mund të jetë i suksesshëm nëse punohet me mjete dhe kushtet e shekullit të kaluar.
Mes tjerash, Jasharaj ka thënë se qeveria duhet të jetë e lumtur që këtë vit, mësimi po fillon me kohë dhe nuk do të ketë grevë.
“Ajo që është e mirë dhe se është dashur të gëzohet edhe ministria, është se SBASHK-u kësaj radhe nuk po shkon me grevë. Por, duke i parë gjërat që u thanë, del se ky vit shkollor do të fillojë me vështirësi, ngase edhe përkundër premtimit të ministres Nagavci, tekstet shkollore nuk kanë arritur ende në shkolla. Dita e parë do të jetë problematike, sepse e vetmja armë e diturisë në shkollat tona fatkeqësisht në mungesë të mjeteve bashkëkohore janë tekstet shkollore, shpuza dhe shkumësat…”, ka thënë kryesindikalisti i arsimit
Telegrafi po ashtu ka kërkuar informacion nga Ministria e Arsimit se kur pritet të shpërndahen tekstet shkollore tek nxënësit, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.
Ndryshe, Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator.
Nagavci ka thënë se tashmë kanë finalizuar kalendarin e vitit shkollor 2023/24. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251