LAJMI I FUNDIT:

Luis Enrique konfirmon rikthimin e Mbappes në skuadrën e Paris Saint-Germain

Luis Enrique konfirmon rikthimin e Mbappes në skuadrën e Paris Saint-Germain

Luis Enrique konfirmoi se Kylian Mbappe do të rikthehet në skuadrën e Paris Saint-Germain për ndeshjen me Toulouse pasi ‘dënimit’ të tij po i vjen fundi.

Shumëçka mund të ndryshojë brenda një jave. Përpara ndeshjes hapëse të ligës së PSG kundër Lorientit, superylli francez ishte ende duke u stërvitur me një grup shokësh që ishin të ‘panevojshëm’ dhe Enrique lëshoi ​​një paralajmërim se “klubi është mbi gjithçka”.


Që atëherë, drejtuesit e ekipit kanë arritur në një mirëkuptim me Mbappen, “pas bisedimeve shumë konstruktive dhe pozitive” dhe ish-ylli i Monacos tani është ri-integruar përsëri në skuadër.

PSG i jep goditjen e radhës Mbappes, konfirmohet nga Luis Enrique
Lexo po ashtu PSG i jep goditjen e radhës Mbappes, konfirmohet nga Luis Enrique

Mesazhi i Enriques ka pësuar gjithashtu një ndryshim të rëndësishëm pasi trajneri spanjoll tani e cilësoi atë si “perfekt” dhe siguroi se ai do të kthehet në veprim gjatë fundjavës kundër Toulouse.

“Kylian është perfekt nga ajo që pashë në stërvitje. Ai ka shumë dëshirë dhe vjen me një gjendje të mirë shpirtërore. Ai është një lojtar i klasit botëror dhe jam shumë i lumtur”, u tha Enrique gazetarëve.

Zbulohen pagat e dhjetë futbollistëve më të paguar në botë – Ronaldo dhe Benzema ‘lundrojnë në para’
Lexo po ashtu Zbulohen pagat e dhjetë futbollistëve më të paguar në botë – Ronaldo dhe Benzema ‘lundrojnë në para’

Edhe pse klubi dhe lojtari kanë gjetur një zgjidhje miqësore për momentin, Mbappe nuk është angazhuar ende për një zgjatje kontrate me PSG-në.

Ndërsa ka pasur raporte se zgjatja mund të bëhet me një klauzolë që garanton se ai mund të shitet në vitin 2024, është diskutuar gjithashtu se lojtari nuk do të zgjasë, por në vend të kësaj do të heqë dorë nga bonusi masiv i besnikërisë që ai ka të drejtë në mënyrë që ai mund të largohet falas verën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori