LAJMI I FUNDIT:

Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Fatmir Odri, 47-vjeçari nga fshati Xhan i Shkodrës, i cili u plagos këtë të premte ka shkuar vetë në spital.

Aktualisht ai ndodhet në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka marrë një plumb në shpatull.


Mësohet se plagosja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Skenderbeg”. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive banale ku ndaj të plagosurit është qëlluar një herë me pistoletë, raporton Euronews Albania.

Ai është larguar vete në këmbë drejt spitalit rajonal të Shkodrës, që është vetëm pak metër larg vendit ku ndodhi ngjarja. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/