LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Luljeta Prezës në Durrës, zbulohet një tjetër rast prostitucioni

Vrasja e Luljeta Prezës në Durrës, zbulohet një tjetër rast prostitucioni

Vrasja e shtetases Luljeta Preza te ura e “Dajlanit” në Durrës, ka zbuluar dhe një rast tjetër të shfrytëzimit të prostitucionit.

Pas procedimit në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi” të një 15-vjeçarje e cila ishte e pranishme kur Preza u masakrua me thikë nga shtetasit Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari, kjo e fundit ka rrëfyer përballë hetuesve se shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëjetuesi i saj.


Pas dëshmisë së të miturës policia e Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës.

Ndërkohë që materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion 32-vjeçaren të gjetur pa jetë poshtë urës, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Lexo po ashtu Dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion 32-vjeçaren të gjetur pa jetë poshtë urës, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

“Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të proceduar penalisht për vrasjen e shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, më datë 02.08.2023, rreth orës 10:35, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion”, njofton policia.

Autorët e dyshuar që janë arrestuar nga policia, shtetasit Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari, dyshohet se e kanë qëlluar 32-vjeçaren pasi nuk iu dorëzoi lekët e përfituara nga aktiviteti i prostitucionit.

32-vjeçarja kishte pësuar një aksident pasi ishte përplasur nga një makinë dhe paratë e nxjerra nga aktiviteti i prostitucionit, i kishte shpenzuar për të marrë mjekim.

Autorët dhe viktima kishte konsumuar kokainë pikërisht poshtë “Urës së Dajlanit” në vendin ku u gjet trupi i pajetë dhe e gjithë skena është parë nga tre vajza, njëra prej tyre 15 vjeçe.