Tetë lojtarët që kanë impresionuar Xavin në para-sezon, tre dështuan totalisht
Xavi thotë se ka mbetur i impresionuar me paraqitjen e Barcelonës në parasezon, veçanërisht në fitoren e tyre 1-0 kundër Milanit.
Duke parë lojërat, është e qartë se disa prej tyre i kanë lënë përshtypje të mira trajnerit, ndërsa ka disa prej tyre edhe që kanë dështuar të japin më të mirën.
Por, kush shkëlqeu deri më tani te Barcelona në parasezon:
Oriol Romeu: Mesfushori defanziv ka qenë një befasi e madhe për Xavin në këto ndeshje parasezonale. Trajneri ka thënë se ai është gjithashtu një lider i vërtetë në fushë.
Ferran Torres: Me dy gola në tre ndeshje, Ferran ka çimentuar vendin e tij në skuadër përpara sezonit të ardhshëm. Barça nuk do ta shesë atë në këtë afat.
Marc andre Ter Stegen: Thjesht duhet të shikoni gardianin gjerman duke bërë një seri pritjesh akrobatike dhe duke mbajtur portën e pastër në El Clasico për të marrë vendimin tuaj. Ai është në mesin e portierëve më të mirë në botë.
Ansu Fati: 20-vjeçari ka rritur dhe përmirësuar mprehtësinë e tij dhe kjo u pa dukshëm në parasezon. Çfarë prove më të mirë se gola që shënoi kundër Milanit?
Ez Abde: Anësori ka treguar mprehtësi, shpejtësi, pjekuri dhe finalizimin në parasezon. Xavi ka një vendim për të marrë së shpejti.
Jules Kounde: Ne e kemi parë Kounde të luajë si mbrojtës i djathtë dhe qendërmbrojtës në parasezon. Ai vështirë se ka vënë një këmbë të gabuar. Jules nuk mund të ulet në stol!
Fermin Lopez: Mesfushori spanjoll i tronditi të gjithë me një gol të fuqishëm në El Clasico. Përveç kësaj, pasimet e tij, shpejtësia dhe loja e gjithanshme kanë qenë të shkëlqyera. Xavi duhet të jetë i impresionuar nga ajo që pa te talenti ndaj Real Madridit.
Lamine Yamal: 16-vjeçari i shkaktoi shumë probleme Milanit pas daljes nga stoli në lojë. Ndoshta ai iu përmbajt udhëzimeve të Xavit përpara se të vinte në lojë.
Kush pati paraqitje të dobët:
Sergino Dest: Burimet thonë se Barça e ka më të vështirë të shesë amerikanin sa herë që ai luan. Ai pati paraqitje të dobët kundër Milanit. Barça madje mund ta largojë atë duke i ndërprerë kontratën.
Marcos Alonso: Spanjolli duket të jetë mbrojtësi më i ngadaltë dhe më i ngathët te Barça për momentin. Xavi duhet të pyesë veten se çfarë të bëjë, ta mbajë apo ta shesë.
Sergi Roberto: Mesfushori është anëtari më i vjetër i skuadrës, por ai nuk ka bërë përshtypje edhe pasi iu dorëzua shiriti i kapitenit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Kemi gjëra më të rëndësishme për t’u fokusuar” – përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’
Pse lojtarët e Milanit mbajtën mbiemrat e nënave të tyre në fanellat kundër Cagliari?
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron