LAJMI I FUNDIT:

Roma arrin marrëveshje me PSG-në për Renato Sanchesin

Roma arrin marrëveshje me PSG-në për Renato Sanchesin

Më në fund është arritur marrëveshja mes Romës dhe Renato Sanches.

Mesfushori portugez po numëron orët e fundit si futbollist i Paris Saint Germain, pasi do të bashkohet me gjigantin italian Roma.


Është mediumi francez RMC Sport që ka njoftuar se Sanches nuk ka stërvitur sot me skuadrën pasi marrëveshja mes palëve është arritur.

Roma po kërkon mesfushor te PSG, ka tre alternativa
Lexo po ashtu Roma po kërkon mesfushor te PSG, ka tre alternativa

Roma do të marrë Sanchesin si huazim për tre milionë euro dhe do ta ketë drejtën e blerjes për 13 milionë të tjera në fund të sezonit 2023/24.

Kësisoj mesfushori portugez largohet nga Parc de Princes pas vetëm një sezoni të kaluar, ku nuk arriti të merrte një fanellë titullari.

Mourinho kërkon transferimin e Renato Sanchesit te Roma
Lexo po ashtu Mourinho kërkon transferimin e Renato Sanchesit te Roma

Sanches aktualisht është në Japoni me PSG-në në fazën përgatitore, derisa gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të udhëtojë drejt Portugalisë ku ndodhet Roma në fazën përgatitore dhe t’i bashkohet gjigantit italian.

Roma deri më tani ka arritur të siguroj shërbimet e Evan N’Dickan, Rasmus Kristensen dhe Houssem Aouar. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori