LAJMI I FUNDIT:

Sekretarja amerikane e Thesarit: Mbështetja financiare për Ukrainën si rruga më e mirë për t’i ndihmuar ekonomisë botërore

Sekretarja amerikane e Thesarit: Mbështetja financiare për Ukrainën si rruga më e mirë për t’i ndihmuar ekonomisë botërore

Dyfishimi i mbështetjes financiare për Ukrainën është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar ekonomisë botërore, ka thënë sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen.

Duke folur në margjina të samitit të ministrave të Financave të 20 vendeve më industrializuara në botë (G20), që po mbahet në Indi, Yellen ka thënë se “prioriteti kyç” është që “të dyfishohet mbështetja për Ukrainën” teksa mbrohet kundër pushtimit rus.

Pas vizitës që ka realizuar në Ukrainë, në shkurt të këtij viti, ajo ka thënë se e ka parë nga afër diferencën që po e bën ndihma për Ukrainën, si për civilët, ashtu edhe për ushtrinë ukrainase.


“Dhënia fund e kësaj lufte është thelbësore, dhe është gjëra më e mirë që mund të bëjmë për ekonominë botërore”, ka thënë Yellen.

Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka tronditur gjithë botën, pasi janë rritur çmimet e ushqimit dhe naftës. Të dyja vendet janë ndër eksportueset më të mëdha të grurit në botë.

Marrëveshja e grurit ukrainas drejt skadimit, asnjë sinjal për vazhdim nga Kremlini
Lexo po ashtu Marrëveshja e grurit ukrainas drejt skadimit, asnjë sinjal për vazhdim nga Kremlini

Një marrëveshje, që i ka mundësuar Ukrainës ta eksportojë grurin e saj përmes Detit të Zi skadon më 17 korrik, përveç nëse Rusia pajtohet për ta zgjatur atë.

Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) janë zotuar se do ta mbështesin Ukrainën aq sa të ketë nevojë. Plani i G7-së parasheh një kornizë, sipas së cilës, shtetet individuale do të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale me Ukrainën, për të konkretizuar llojet e armëve që do të dërgohen në atje.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Fafa Resort
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Implantimi i lenteve Premium me shumë fokuse: Zgjidhja për pamje të qartë në disa distanca

Implantimi i lenteve Premium me shumë fokuse: Zgjidhja për pamje të qartë në disa distanca

Kubati
Kalo në kategori