Komisioni Evropian ka hedhur poshtë kërkesën befasuese të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Siç kujtojnë mediat e huaja, Erdogan bëri një lidhje të drejtpërdrejtë midis aplikimit të Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, të cilën vendi i tij vazhdon ta bllokojë, dhe kandidaturës së gjatë të Turqisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, i cili ka qenë “në ngecje efektive” që nga viti 2018.
“Turqia ka më shumë se 50 vjet që pret në derën e Bashkimit Evropian dhe pothuajse të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian. Unë po i bëj këtë thirrje këtyre vendeve që e kanë mbajtur Turqinë të presë para portave të Bashkimit Evropian për më shumë se 50 vjet”, tha Erdogan, sipas Associated Press, përcjell Telegrafi.
“Ejani dhe hapni rrugën për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Kur t’i hapni rrugën Turqisë, ne do t’i hapim rrugën Suedisë siç bëmë për Finlandën”.
Dhe deklarata e tij bëri bujë të menjëhershëm ndërsa u parashtrua në prag të një samiti dy-ditor të liderëve të NATO-s në Vilnius, Lituani, ku tema e aplikimit të Suedisë do të jetë prioriteti kryesor në agjendë.
“Unë mbështes ambiciet e Turqisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”, u tha gazetarëve në Vilnius, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pa hyrë në një vlerësim të detajuar të komenteve të Erdoganit.
Komisioni Evropian megjithatë shpejtoi duke këmbëngulur se të dy proceset ishin “të ndara” dhe po ndodhnin “paralelisht”.
“Bashkimi Evropian ka një proces shumë të strukturuar të zgjerimit, me një sërë hapash shumë, shumë të qartë që duhet të ndërmerren nga të gjitha vendet kandidate dhe madje edhe nga ato që dëshirojnë të bëhen vende kandidate”, citohet të ketë thënë Dana Spinant, zëvendës-zëdhënëse kryesore e Komisioni Evropian.
Andaj, sipas saj, “ju nuk mund t’i lidhni të dy proceset”.
Nga Berlini, kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri jehonë mesazhit të Komisionit dhe hodhi poshtë përpjekjen e Erdoganit, duke argumentuar se dy çështjet nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën.
Ambicia e Turqisë për t’u bërë pjesë e BE-së ka qenë një rrugë e stërzgjatur, pa mungesë të uljeve dhe ngritjeve dramatike.
Për krahasim, pranimi në NATO është relativisht i drejtpërdrejtë, siç dëshmohet nga hyrja me shpejtësi rekord të Finlandës. Suedia ka përmbushur të gjitha kriteret teknike për t’u bashkuar me aleancën dhe oferta e saj frenohet nga konsideratat politike të Turqisë, të cilat lidhen me praninë e militantëve kurdë në vendin nordik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-11-380x233.jpg)
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar
![Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-10-380x233.jpg)
Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve
![Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-9-380x233.jpg)
Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital
![Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-2-380x233.jpg)
Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja
![Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_11-380x233.png)
Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje
![Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_14-12-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/kroos-perez-real-madrid-380x233.jpg)
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata
![Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/portuga-380x233.png)
Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia
![Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1200x800-380x233.jpg)
Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?
![Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-162-380x233.jpg)
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
![Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/korab-gashi-380x233.jpg)
Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë
![Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/khabib-nurmagomedov-380x233.jpg)
Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit