LAJMI I FUNDIT:

Ushtarit hungarez që u lëndua në Zveçan i amputohet këmba

Ushtarit hungarez që u lëndua në Zveçan i amputohet këmba

Mediat në Hungari tash e dy ditë janë duke raportuar se ushtari hungarez që ishte sulmuar nga grupe serbe në Zveçan më 29 maj, i është amputuar këmba.

Media online Telex raporton se gjendja e dy ushtarëve hungarez vazhdon të jetë e rëndë, transmeton Telegrafi.


Ministria ka thënë se shumica e ushtarëve janë kthyer në shtëpitë e tyre, por gjendja e dy ushtarëve është ende e rëndë dhe ata janë ende duke u trajtuar në spital.

“Për rikuperimin e tyre, Forcat Hungareze të Mbrojtjes dhe mjekët ushtarakë po bëjnë gjithçka në maksimum. Pavarësisht nivelit të lartë të kujdesit mjekësor, pas një konsultimi paraprak me pacientin, duke marrë parasysh rezultatet e trajtimeve të ofruara që nga lëndimi, një nga rastet e kishte të obligueshme amputimin e një gjymtyre, e cila u krye të premten në Institutin Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor. Operacioni ka shkuar mirë, gjendja e pacientit është stabile”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pamje që tregojnë dhunën e grupeve kriminale serbe ndaj ushtarëve të KFOR-it
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë dhunën e grupeve kriminale serbe ndaj ushtarëve të KFOR-it

Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate drejtuar mediave, kishte konfirmuar se nga eskalimi i gjendjes në veri më datën 29 maj u lënduan 30 ushtarë, ku 19 prej tyre ishin nga kontigjenti hungarez.

“Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës  në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez. Ata kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit”, kishte konfirmuar KFOR.

KFOR: Të hënën në veri u plagosën 30 ushtarë, palët të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi
Lexo po ashtu KFOR: Të hënën në veri u plagosën 30 ushtarë, palët të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi

Ndryshe, nga tensionet në veri janë plagosur edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, gazetarë dhe kameraman. Po ashtu, janë dëmtuar edhe vetura zyrtare.

Aktualisht, situata në katër komunat veriore, Zveçan, Mitrovicë e veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq raportohet të jetë e qetë, ndërkohë KFOR dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të kenë trupa të shtuar në këto komuna. /Telegrafi/