LAJMI I FUNDIT:

Muaji i kaluar ishte “qershori më i nxehtë i planetit” – me një diferencë të madhe

Muaji i kaluar ishte “qershori më i nxehtë i planetit” – me një diferencë të madhe

Temperatura e Tokës ishte jashtë shifrave normale muajin e kaluar pasi një valë ekstreme e nxehtësisë “dogji” SHBA-në jugore dhe Meksikën dhe ngrohtësia e oqeanit u rrit në nivele alarmante, tregon një raport i ri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, analiza nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian Copernicus zbuloi se muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë i planetit me një “diferencë të konsiderueshme” mbi rekordin e mëparshëm, i cili u vendos në vitin 2019.


Nëntë qershorët më të nxehtë kanë ndodhur të gjithë në nëntë vitet e fundit, sipas agjencisë – dëshmi se kriza klimatike e shkaktuar nga njerëzit po i çon temperaturat në nivele të paprecedentë.

Copernicus zbuloi gjithashtu se temperaturat e sipërfaqes së oqeanit ishin më të ngrohtat e regjistruara për qershorin, të nxitura kryesisht nga ngrohtësia e jashtëzakonshme në Atlantikun e Veriut dhe nga fuqizimi i El Niño në Paqësor.

Ndryshimi global nga temperatura mesatare për çdo qershor që nga viti 1979

Ndërkohë bëhet e ditur se Evropa veriperëndimore përjetoi temperatura rekord të qershorit dhe pjesë të Kanadasë, Shteteve të Bashkuara, Azisë dhe Australisë lindore ishin shumë më të ngrohta se normalja.

Analiza erdhi pasi të dhënat nga agjencitë globale të klimës sugjeruan se planeti pa ditën e tij më të nxehtë të regjistruar në fillim të kësaj jave – fillimisht të hënën dhe më pas përsëri të martën.

“Kjo është alarmante”, tha për CNN, Jennifer Marlon, një shkencëtare klimatike në Shkollën e Mjedisit në Yale e cila nuk ishte e përfshirë në analizë.

“Është e vështirë të imagjinohet se si do të jenë verat për fëmijët dhe nipërit tanë në 20 vitet e ardhshme. Kjo është pikërisht ajo që duket ngrohja globale”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Britanikja e bleu dhjetë euro një unazë në një treg - tre dekada më vonë e shiti për 500 mijë euro

Britanikja e bleu dhjetë euro një unazë në një treg - tre dekada më vonë e shiti për 500 mijë euro

Evropa
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Botë
Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Evropa
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Amerika Latine
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Evropa
Kalo në kategori